Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara publikon listën e tij të librave për sezonin e verës - Business Magazine Albania

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara publikon listën e tij të librave për sezonin e verës


Ish presidenti i SHBA-ve Barack Obama postoi në ditën e djeshme listën e tij të librave të verës, një traditë që ai e filloi ndërsa ishte ende në detyrë.

Disa prej këtyre librave janë publikuar këtë vit, kurse disa vite më parë, për të cilat ai thotë se ende e kanë rëndësinë e tyre edhe në ditët e sotme, ose thjesht nuk ka mundur t’i lexojë kur ka qenë president. “Unë isha pak i zënë në atë kohë,” shkruan Obama në rekomandimin e tij për librin Wolf Hall nga Hilary Mantel (i botuar në vitin 2009). 10 librat e mëposhtëm përfshijnë një larmi të kategorive, duke filluar nga trillimet shkencore deri tek librat non-fiction dhe tregimet e shkurtra. Këto libra përfshijnë tema të ndryshme si dashuria, raca, ndarja e klasave, familja dhe patriotizmi. Të listuara më poshtë janë 10 librat që ish presidenti Obama ju rekomandon të lexoni këtë verë:

The Nickel Boys nga Colson Whitehead

Obama e përshkruan librin si “të vështirë për tu gëlltitur” dhe “një libër të domosdoshëm” që detajon se si ndikuan efekti i Jim Crow dhe burgosjet masive në jetën e njerëzve.

Exhalation nga Ted Chiang

Në këtë koleksion me tregime të shkurtra, Chiang shkruan për disa nga temat më shqetësuese të jetës përmes trillimeve shkencore. Obama e përshkruan shkruan librin, “ju bën të ndjeheni më njerëzorë”.

Korridori i Ujkut nga Hilary Mantel

Historia e trilluar e Mantelit e cila përshkruan ngritjen në pushtet të Thomas Cromwellit në kohën e mungesës së trashëgimtarit të mbretit të Britanisë së Madhe Henry VIII, dëshirën e Cromwellit për të divorcuar gruan e tij për t’u martuar me Ann Boleyn dhe Anglinë në prag të luftës civile “është ende e mrekullueshme”, shkruan Obama.

Burra pa gra nga Haruki Murakami

Ky koleksion me shtatë tregime të shkurtra shqyrton jetën e burrave të vetmuar, pa marrëdhënie serioze me gratë në jetën e tyre. Obama shkruan, “do t’ju emocionojë dhe do t’ju ngatërrojë, dhe ndonjëherë do t’ju lërë me më shumë pyetje sesa përgjigje.”

Spiuni Amerikan nga Lauren Wilkinson

Është viti 1986, koha e Luftës së Ftohtë, Marie Mitchell është një oficere e talentuar e inteligjencës në FBI – ajo është një grua e re me ngjyrë në një organizatë që përbëhet vetëm nga burra të bardhë. Kur ajo më në fund merr një detyrë të denjë për talentin e saj, marrëdhënia e saj me familjen, dashurisë dhe vendin ndryshon. Obama shkruan se “është shumë më tepër sesa një triller spiunësh.”

Çfarë po i bën interneti trurit tonë nga Nicholas Carr

Një hetim më i gjerë dhe më intensiv në artikullin e tij për The Atlantic, “A po na bën Google budallenj?” Carr eksploron atë që ne sakrifikojmë për të përfitimet që kemi nga interneti. Obama shkruan, “argumentet e tij mbi ndikimin e internetit në trurin tonë, jetën tonë dhe komunitetet tona janë ende të denja për reflektim.

Vajza e Laboratorit nga Hope Jahren

Ky kujtim i gjeo-biologes Hope Jahren, tregon kureshtinë dhe pasionin e saj të përjetshëm për shkencën dhe fidanet. Ajo shkruan se si punon «me zemër dhe me duar», dhe se si kombinimi i të dyjave është themeli i lumturisë dhe suksesit të saj. Obama shkruan se është “e jashtëzakonshme”.

Brenda nga Téa Obreht

Brenda përshkruan thatësirën e vitit 1893 në Territorin e Arizonës, ku një grua me dokumente ilegale me emrin Nora pret kthimin e burrit dhe djalit të saj të madh. Ajo takohet me një të jashtëligjshëm të quajtur Lurie. Libër që përshkruan mitin e Perëndimit Amerikan. “Nuk do të zhgënjeheni nga ky roman,” shkruan Obama.

Si ta lexoni ajrin nga Dinaw Mengestu

Romani i Mengestu përfshin dy gjenerata të imigrantëve etiopianë. “Do të keni një botëkuptim më të mirë të kompleksitetit dhe hakmarrjes brenda historisë së emigrantëve amerikanë,” shkruan Obama.

Shërbëtore: Punë e vështirë, pagë e ulët dhe vullneti i një nëne për të mbijetuar nga Stephanie Land

Ëndrra e Stephanie Land për t’u larguar nga qyteti i saj i lindjes në Pacifikun Verilindor për të ndjekur ëndrrën e saj për të shkuar në kolegj dhe për t’u bërë shkrimtare, zhduket nga një shtatëzani e papritur. Por e vendosur për të siguruar jetën më të mirë të mundshme për vajzën e saj, ajo ka punuar si shërbëtore gjatë ditës ndërsa natën mësonte për të përfunduar shkollën, ku shkruante pa ndalur. Obama thotë: “është një vështrim personal  i një nëne  për ndarjen e klasave të Amerikës”.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0