Ish-CEO i Starbucks, Howard Schultz po konsideron kandidaturën për president i SHBA - Business Magazine Albania

Ish-CEO i Starbucks, Howard Schultz po konsideron kandidaturën për president i SHBA


Ish-CEO i Starbucks, Howard Schultz ka njoftuar se po e konsideron seriozisht që të kandidojë për president në vitin 2020.

“E dua vendin tonë dhe po e konsideroj seriozisht që të kandidoj për president si një kandidat i pavarur,” tha ai në një intervistë.

Lexoni: Strategjia e Starbucks: Të shkruash emrin e konsumatorit gabim

Në një intervistë me The New York Times, Schultz tha se do të udhëtojë në të gjithë vendin për një turne librash gjatë tre muajve të ardhshëm, gjatë së cilës ai do të vendosë nëse do të deklarojë zyrtarisht kandidaturën e tij.

Në një intervistë për “60 Minutes” me korrespondentin Scott Pelley, Schultz tha se presidenti Donald Trump vuan nga mungesa e kualifikimeve. Por ai gjithashtu vuri në dukje që si demokratët ashtu edhe republikanët nuk po kontribuojnë në atë që po ndodh në Amerikë.

“Jo vetëm fakti se ky president nuk është i kualifikuar për të qenë president, por fakti se të dyja palët vazhdimisht nuk po bëjnë atë që është e nevojshme në emër të popullit amerikan, janë të angazhuar çdo ditë në politikën hakmarrëse,” tha ai.

“Kur dëgjoj njerëzit që përkrahin kolegj falas, kujdes shëndetësor falas dhe një punë falas qeveritare për të gjithë – në krye të borxhit prej 21 trilionë dollarësh – pyetja është se si ne paguajmë për të gjitha këto dhe nuk po e falimentojmë vendin?” tha ai.

Tashmë kjo kandidaturë e Schultz për 2020 ka vënë në lëvzje demokratët, të cilët po paralajmërojnë ish-shefin e Starbucks se një kandidaturë e pavarur mund të ndihmojë shanset e fitores së Trump në vend që t’i dëmtojë ato.

Schultz tha se mungesa e përkatësisë partiake do të ishte një “fitore” për amerikanët.

Lexoni: Profil/Historia e suksesit të drejtuesit të Starbucks, Howard Schultz

“Dua ta shoh popullin amerikan të fitojë. Dua të shoh fitoren e Amerikës,” tha ai. “Nuk më intereson nëse jeni demokrat, i pavarur, libertarian, republikan, më sillni idetë tuaja dhe unë do të jem një person i pavarur që do t’i përqafoj këto ide, sepse nuk jam në asnjë mënyrë në koalicion me asnjë parti.”

Schultz ka qenë CEO i Starbucks derisa u shkëput në Prill të vitit 2017. Ai më pas dha dorëheqjen si kryetar në Qershor të 2018 dhe përsëri shkaktoi thashetheme për një kandidaturë presidenciale. Libri i Schultz, “From the Ground Up: A Journey to Reimagine the Promise of America,”, u lançua në 28 Janar.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0