Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos bëhet gruaja më e pasur në botë

Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos bëhet gruaja më e pasur në botë

MacKenzey Sccot

MacKenzie Scott, filantrope, shkrimtare dhe ish-bashkëshortja e CEO-s së Amazon, Jeff Bezos, është bërë gruaja më e pasur në botë. Pasuria e Scott ka kapur vlerën 68 miliardë dollarë, duke kaluar në renditje edhe trashëgimtaren e “L’Oréal”, Francoise Bettencourt Meyers, sipas revistës “Bloomberg”.

Scott mori pas divorcit çerekun e aksioneve të Bezos te Amazon, pas marrëveshjes për divorcin të arritur në vitin 2019, që përbënin 4% të të gjithë aksioneve të kompanisë, në atë kohë me vlerë 35 miliardë dollarë. Sot, Scott është edhe njeriu i 12 më i pasur në botë.

Lexoni: Facebook vendos rregulla të reja për postimet gjatë zgjedhjeve

Në korrik, ajo deklaroi se kishte dhuruar 1,7 miliardë dollarë te 116 organizata në të cilat përfshiheshin edhe universitete të komunitetit afro-amerikan. Më vonë ajo nënshkroi nismën “Giving Pledge” të ndërmarrë nga Warren Buffett dhe Bill e Melinda Gates, ku inkurajohen pasanikët që të japin më shumë nga të ardhurat e tyre për bamirësi. Bezos, i cili është njeriu më i pasur në botë, nuk e ka nënshkruar ende këtë nismë.

Aksionet e Amazon pësuan një rritje në vlerë me 28% në tre muajt e fundit dhe më shumë se 90% që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave nga “Refinitiv”. Rritja bëri që pasuria e Bezos të arrijë mbi 200 miliardë dollarë.

Në fillim të javës, Elon Musk kaloi në renditje Mark Zuckerberg duke u bërë njeriu i tretë më i pasur në botë, pasi aksionet e Tesla u rritën në vlerë me 12%.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0