IRISOFT EDUCATION zhvillon trajnimin 1 ditor me temë "Bazat Praktike në Graphic desing dhe Video editing"

IRISOFT EDUCATION zhvillon trajnimin 1 ditor me temë “Bazat Praktike në Graphic desing dhe Video editing”


Përshkrimi:

Trajnimi do të jetë totalisht praktik dhe shumë i plotë. Ky trajnim do të përqëndrohet në të gjitha njohuritë e nevojshme bazë që ju  nevojiten të interesuarve për të punuar me programet grafike pas tij duke përpunuar një foto, për të faqosur e konceptuar grafikisht një kopertinë, kartvizitë, fletëpalosje, billbord, poster, reklamë apo për të përpunuar një video.

Trajnimi ështe konceptuar për të transmetuar dije të thjeshta dhe të shpejta konkrete e praktike, për pjesëmarrësit me qëllim realizimin e detyrave të tyre në ambjentin e punës apo në fushën e interesit që kanë për përdorimin e programeve.

Në trajnim pjesëmarrësit do të marrin detyra dhe orientim preçiz nga trajnuesi sesi pas trajnimit të zhvillojnë më tej të pavarur e në menyrë të sistemuar, njohuritë dhe aftësitë e tyre drejt thellimit të njohjes së tyre.

Targe tgrupi: Të interesuar për të punuar me programet grafike, studentë të arteve, punonjës studiosh fotografike apo agjensish reklamash, punonjës marketingu në kompani dhe biznese të ndryshme, studentë të marketingut, piktorë, arkitektë, dizajner, stilistë e cilido që dëshiron të përdorë programet grafike në interesin e tij.

ZHVILLIMIE shtunë më 20.07.2019 ora 11.00 pranë ambjenteve tona në Rr Muhamet Gjollesha tek Kryqëzimi i Inxhinierisë së Ndërtimit

CERTIFIKIMI: Certifikatë pjesëmarrje

PJESËMARRJA: 1500 LEKË

Për një informacion shtesë si dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen mund të kontaktoni në:

info@irisoft.al / 0672888893 / 0695252625

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0