iPhone Mini: Ja si mund te jete iPhone ekonomik i Apple - Business Magazine Albania

iPhone Mini: Ja si mund te jete iPhone ekonomik i Apple


Zerat per realizimin e nje iPhone 5 ekonomik sa vijne e shtohen dita dites. Ne baze te ketyre thashethemeve, faqja Nowhereelse ka realizuar nje koncept te atij qe mund te jete iPhone me i lire i historise. Edhe pse iPhone 5 ka pak muaj qe ka dalur ne treg, jane te shumte ato qe mbeshtesin idene e realizimit te nje iPhone ekonomik nga ana e Apple.
 
Ne foto mund te admironi konceptin e nje iPhone me ekran 3.5″ dhe trup prej polikarbonati, i perqendruar ne permbajtjetn e kostos se prodhimit. Shume burime mendojnes se iPhone ekonomik mund te kete nje cmim me te vertete mjaft te lire, flitet per 149 dollare. Personalisht mendoj se eshte e pamundur qe iPhone te kete kete cmim, megjithate nuk i dihet.
 
Koncepti eshte i realizuar me te vertete mire ne cdo detaj. Ky iPhone hipotetik duhet te kete te njejten pamje me iPhone 5, te njejtat ngjyra dhe butona. Diferenca qendron pikerisht tek trupi dhe ekrani qe nuk duhet te jete retina, plus nje reduktim ne nivein e potences se CPU/GPU, RAM e dhe memorie qe mund te jete 8GB. Po ju si mendoni, do ju pelqente nje iPhone i tille? (iPhoneAlbania)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0