Iphone “mbush” 15 vjeç. Krijesa e Steve Jobs që solli revolucion në industrinë e telefonave - Business Magazine Albania

Iphone “mbush” 15 vjeç. Krijesa e Steve Jobs që solli revolucion në industrinë e telefonave

Kanë kaluar saktësisht 15 vjet që nga momenti kur Apple solli iPhone e parë në dyqane. Ishte 29 qershori i 2007-ës në fakt, kur modeli i parë i telefonit celular të Cupertino bënte prezantimin e tij në dyqanet Apple në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 15 vjet që kur kompania kaliforniane nisi një garë të pandalshme që e ktheu në një mbretëreshë të padiskutueshme të Uall Street.

Dhe që faktikisht i dha të drejtë Steve Jobs, vizionarit që duke prezantuar iPhone e parë – gjatë një konference për shtyp në San Francisko – do të shprehej: “Kjo është një ditë që e kam pritur me padurim për dy vjet e gjysëm. Ndonjëherë del një produkt revolucionar që ndryshon gjithcka…”

iPhone ndryshoi gjithcka në të vërtetë. Sepse është aparati kryesor i revolucionit të telefonave celularë. Një aparat që ka ndryshuar zakonet tona, mënyrën e komunikimit, të lëvizjes dhe të pagesave. Ndryshoi dhe ekuilibrat e financave, pasi ndërsa iPhone mbërrinte në raftet e dyqaneve apple, në Uall Street dominonin kompanitë e naftës. Dhe Apple ishte një kompani teknologjike e qëndrueshme, por ende në kërkim të pikës që do të mund të ndryshonte fatin e saj. Por brenda pak vitesh ekuilibrat ndryshuan.

Në 29 qershor të 2007-ës, 15 vjet më parë, një aksion i Apple shkëmbehej me 4 dollarë e 35 cent. Ndërsa kapitalizimi i tregut të shoqërisë së Cupertino ishte pak më shumë se 105 miliard. Ishte vetëm fillimi i një ngjitjeje të madhe

Që në fund të vitit 2007, aksionet e Apple shënuan një rritje prej +65% në gjashtë muaj, dhe kapitali i saj i tregut fluturoi mbi 170 miliard. Suksesi i aparatit celular me mollën e kafshuar u bë menjëherë i qartë për të gjithë. Këto vite Apple ka prodhuar 20 modele të iPhone dhe aksionet e kompanisë që nga qershori i 2007-ës u rritën me më shumë se 4000%.

Kompania e Cupertino ishte e para në Uall Street, që kaloi pragun e trilion dollarëve, duke u bërë kompania e parë prej një trilion dollarësh – kjo ndodhi në 2018. Por më pas ajo arriti në dy trilionë në 2020 dhe tre trilionë në janar 2022.

Apple ka shitur mbi 2.2 miliardë iPhone në mbarë botën që nga viti 2007. Dhe sot, pavarësisht modeleve të reja të biznesit tashmë të vendosura, shitjet e “iPhone” janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e të ardhurave totale të gjeneruara nga gjigandi Cupertino. Apple gjeneroi 365 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2021, dhe 52% erdhi nga shitjet e iPhone. Sipas një vlerësimi, ka mbi 1.2 miliardë iPhone aktivë në mbarë botën deri më sot. Dhe kush e di nëse në vitin 2007, Steve Jobs i kishte parashikuar të gjitha këto.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0