iPhone 8 do t'i bëjë të gjitha - Business Magazine Albania

iPhone 8 do t’i bëjë të gjitha


iPhone 7 ka pak muaj që është lançuar, por javën e kaluar, The Wall Street Journal raportoi se kompania është duke testuar 10 lloje të ndryshme të prototipave për iPhone-in e vitit 2017.

Këto janë spekulimet më të mëdha që kemi lexuar deri më tani:

iPhone 8 do të karikohet me wireless

AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga kabllot. Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se Apple është duke e testuar teknologjinë e mbushjes me wireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm. Madje, iPhone 8 do të mund të mbushet nga një distancë e largët – edhe nga dhoma në dhomë.

Lamtumirë butoni Home

Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, Apple raporton se do ta largojë plotësisht butonin Home. Duke e hequr këtë buton Apple do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj.

Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës

Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në sigurinë e celularëve, por Apple planifikon që biometrikën ta integrojë edhe më mirë. Një raport nga një prodhues çipesh nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e parë kamerën në ekran.

Ekrani do të jetë i lakuar

iPhone 8 pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje, ngjashëm me Galaxy S7 Edge.

iPhone 8 do të ketë kamer 3D

iPhone i ardhshëm i Apple do të ketë aftësinë për të bërë foto në 3D.

Gjigandi teknologjik thuhet se është duke bashkëpunuar me LG për të ndërtuar një kamer të re e cila do të jetë në gjendje që të kapë imazhe në një mënyrë krejt të re.

Burime të industrisë thanë se: “Apple është duke studiuar si të shtojë teknologjinë 3D të kamerës”.

Teknika për të kapur foto në 3D kërkon që fotot të bëhen me dy lente të ndryshme. Më pas këto lente kombinohen për të krijuar iluzionin e 3D-së.

Si të gjitha thashethemet rreth Apple që sillen nëpër botë, edhe këto nuk janë verifikuar ende dhe mund të jenë të pasakta.

Duhet të presim deri vitin tjetër për të parë se çfarë ka në mendje Apple për celularin e ardhshëm.

/TheWallStreetJournal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0