iPhone 12 do të shiten pa kufje dhe karikues në kuti

iPhone 12 do të shiten pa kufje dhe karikues në kuti

iPhone 12

Për herë të parë, klientët e Apple nuk do të marrin një karikues ose kufje,  kur të blejnë iPhone-n e ri. Apple e bëri njoftimin gjatë prezantimit të katër iPhone-ve të rinj në eventin virtual “Hi, Speed” të martën.

Lexoni: Apple prezanton Iphone 12, më rezistenti nga të gjithë dhe i pajisur me rrjetin 5G

Sipas gjigandit të teknologjisë, kjo është pjesë e një lëvizjeje për të ulur nivelin e kalbonit në mjedis dhe për të ndihmuar në shpëtimin e planetit. “Ndonjëherë, nuk është ajo që bëjmë, por ajo që nuk bëjmë që vlen”, tha Lisa Jackson nga kompania Apple, citon The Sun.

IPhone-ët e rinj vijnë me një kabllo karikimi, por pa adapter. Klientët do të duhet ta blejnë veç, i cili në dyqanet e Apple kushton rreth 30 euro. Po ashtu edhe me kufjet ndodh e njëjta gjë. Si rezultat, kutitë e iPhone do të jenë më të vogla dhe të holla, duke ulur kostot e transportit në të gjithë botën si dhe emetimet, pretendon kompania.

Sidoqoftë, disa kanë argumentuar se përdoruesit po detyrohen t’i blejnë pajisjet veç e veç, gjë që nuk çon në zvogëlim të mbetjeve.

Apple zbuloi katër modele të reja: iPhone 12, iPhone 12 Pro, iPhone 12 Pro Max dhe iPhone Mini. Me çmime që variojnë nga 699 dollarë deri në 1,099 dollarë, celularët do të dalin në treg më vonë gjatë këtij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0