Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë, Road Show në jug të Shqipërisë - Business Magazine Albania

Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë, Road Show në jug të Shqipërisë


Tiranë më 28.03.2016-Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë pas organizimit të suksesshëm të Misionit Ekonomik në Shqipëri dhe Forumit të Biznesit dhe Investimeve edicioni i tretë në Tiranë do të ndërmarrë nga data 28 Mars deri në datë 3 Prill një tur njohës ekonomik (Road Show). Ky tur do të përqendrohet kryesisht në zonat e Jugut të Shqipërisë.

I pari i këtij lloji i zhvilluar nga Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë, Road Show do të nisë nga qyteti i Fierit, për të vazhduar më pas në Gjirokastër, Vlorë, Sarandë dhe për të përfunduar në Tiranë. Drejtuesi i kësaj zyre Z. Fatos Mustafa e ndërmerr këtë Road Show, duke ndjekur politikën e promovimit të Invest Macedonia, e cila konfirmon edhe një herë vullnetin dhe përpjekjet për të zhvilluar në nivel më të lartë marrëdhëniet ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Në të gjitha bashkitë ku do të zhvillohet ky tur, do të ndërmerren takime me drejtuesit e dhomave të tregtisë dhe industrisë, drejtuesit e bashkive përkatëse, si dhe do të zhvillohen vizita në kompanitë më të mëdha të qarqeve.

“Synimi ynë është të risim bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe më konkretisht me disa nga qarqet më të rëndësishme të Shqipërisë së Jugut. Të dyja palët do të eksplorojnë hapësirat ku mund të rriten shkëmbimet tregtare, turizmi, investimet etj. Në axhendën disa ditore janë programuar vizita njohëse në disa nga kompanitë më të mëdha të këtyre zonave”, tha Z. Fatos Mustafa drejtues i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë.

Takimet e tipit G2B, G2G, me kryebashkiakët, me Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë të Fierit, Lushnjës, Gjirokastrës, Vlorës, Sarandës do të krijojnë mundësinë për të ftuar këto delegacione në takime të ndërsjelltë në Maqedoni, por edhe për të nënshkruar marrëveshje binjakëzimi në fusha, si ajo ekonomike, kulturore, historike, turizëm etj. Kjo do t’u krijojë mundësinë sipërmarrjeve të të dyja vendeve të prezantohen para tregjeve më të mëdha, të prezantojnë oferta të përbashkëta në turizëm etj.

Gjithashtu Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë do të organizojë takime edhe me drejtuesit e dy porteve të rëndësishme, si ai i Vlorës dhe Sarandës për t’u njohur nga afër me investimet e realizuara dhe mundësitë për t’i shërbyer në të ardhmen biznesit dhe turistëve nga Maqedonia. Road Show do të ndalet edhe në skajet më të largëta të jugut të Shqipërisë, si në Konispol dhe Xarrë. Ky event do të kulmojë në muajin Qershor kur do të bëhet e mundur ardhja e mbi 40 sipërmarrjeve nga Maqedonia që do të shohin nga afër mundësitë për të rritur dhe zgjeruar aktivitetet e tyre, si dhe anasjelltas.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0