Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë organizon eventin e biznesit:“Mision ekonomik në Shqipëri" - Business Magazine Albania

Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë organizon eventin e biznesit:“Mision ekonomik në Shqipëri”


Tiranë më 14.03.2016- Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë do të organizojë për herë të parë një tryezë ekonomike të nivelit të lartë me përfaqësuesë të biznesit të Maqedonisë dhe qeverisë shqiptare në datat 14-16 Mars 2016. Ky aktivitet i pari i këtij lloji realizohet falë edhe bashkëpunimit të rëndësishëm që kanë dhënë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë. Drejtuesit e dy Odave, si dhe një përfaqësi e 35 bizneseve më të rëndësishme në Maqedoni do të priten në takime për të promovuar potencialet e mëdha ekonomike mes Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë nga Kryeministri SH.T.Z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit SH.T.Z. Ilir Meta, Ministri i Financave Z. Arben Ahmetaj, Ministrja e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Znj. Milva Ekonomi, si edhe Ministri i Bujqësisë Z. Edmond Panariti, ai i Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri, si dhe zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Z. Bahri Shaqiri. Pjesë e këtyre takimeve tepër të rëndësishme është edhe ai me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj. Këto takime do të mbahen në datë 15 Mars. Qëllimi i tyre është ngritja në një nivel më të lartë e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dy vende fqinje që synojnë të integrohen në një treg të madh dhe tejet konkurrues siç është ai i Bashkimit Europian.

Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë, në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, Z. Fatos Mustafa thotë se: “Shqipëria dhe Maqedonia nuk duhet të sillen mes tyre si konkurrente sepse nuk janë të tilla. Ato janë plotësuese. Ky është një element kyç që i shërben ekonomisë së rajonit dhe frymës së bashkëpunimit. Ne duhet të intensifikojmë bashkëpunimin në shkëmbimet tregtare, në industri, por edhe turizëm e më gjerë. Vetëm kështu mund të kontribuojmë, si dhe të krijojmë mundësi që bizneset e dy vendeve të zgjerojnë aktivitetet e tyre dhe të bëhen më konkurrente në tregje më të mëdha. Maqedonia mund të shërbejë për Shqipërinë si një model i mirë në lehtësimin e kushteve të të bërit biznes, në funksionimin e Zonave të Lira Ekonomike dhe Industriale e Teknologjike. Ndërsa biznesi nga Maqedonia, përmes Portit të Durrësit mund të bëhet akoma më konkurrues drejt tregjeve rajonale. Nuk është rastësi që Zyra jonë në bashkëpunim me Odën Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionin e Odave Ekonomike të Maqedonisë organizon këtë event unik. Vetë përfaqësimi i lartë i shtetit shqiptar tregon se të dy qeveritë po angazhohen intensivisht në rritjen e marrëdhënieve ekonomike”.

Në ditën e dytë të këtij eventi (16 Mars) në bashkëpunim edhe me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (nën kujdesin e projektit EEN) do të organizohet edicioni i tretë “Forumi i biznesit dhe investimeve Shqipëri-Maqedoni”.

Delegacioni nga Maqedonia përbëhet nga anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, të cilat përfaqësojnë fushat më me potencial, si tregtia, infrastruktura, bujqësia, energjia, turizmi, manifaktura, agjenci imobiliare, etj.

Në panelin e diskutimeve do të mbajnë fjalën përshëndetëse të radhës Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Znj. Ines Muçostepa, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë SH.T.Z. Stojan Karajanov, Ministrja e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Znj. Milva Ekonomi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë SH.T.Z. Fatos Reka, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Z. Nebi Hoxha, nënkryetari i Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë Z. Sead Koçan dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Z. Nikolin Jaka.

Më pas përfaqësuesit e bizneseve të dy vendeve do të zhvillojnë takime B2B me qëllimin krijimin e kontakteve si dhe shkëmbimin e përvojave, që nxisin rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve.

“Misioni Ekonomik” do të vazhdojë në Durrës, ku do të pritet nga kryebashkiaku Z. Vangjush Dako, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës Z. Gazmend Shalsi, presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Z. Andrea Xhavara si presidenti i BiznesAlbania Z. Luan Bregasi. Qëllimi i këtyre takimeve është shtrirja e bashkëpunimit në nivel më të gjerë, si dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim konkret mes bizneseve të dy vendeve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0