Intervistë me Rediana Çuraj, themeluesen e site-it më të ri e-commerce "Lamarket.al" - Business Magazine Albania

Intervistë me Rediana Çuraj, themeluesen e site-it më të ri e-commerce “Lamarket.al”



BM: Çfarë është LaMarket? Na tregoni më shumë për këtë ide. Si lindi ajo?

R: Lamarket.al është një dyqan online që ofron një gamë të gjerë produktesh për të gjitha grupmoshat e konsumatorëve. Kjo ide ka kohë që lindur, duke marrë parasysh potencialin e tregut dhe tendencat në rritje të shitjeve online në Shqipëri, por është dashur një punë e madhe para-pregatitore si dhe shumë studime dhe analiza, deri sa të ishim gati për këtë sipërmarrje të re.

Duke marrë parasysh se muaji Dhjetor është periudha e festave të fundvitit kur konsumatorët kanë nevojë për një larmishmëri të madhe produktesh, ofertash dhe mundësi të pafundme zgjidhjesh për dhurata, Lamarket.al u lançua zyrtarisht në datën 1 Dhjetor 2016, për t’ju ardhur sa më pranë konsumatoreve Shqiptarë kudo në Shqipëri dhe Kosovë.

BM: Cilat janë produktet që ju ofroni?

R: Lamarket.al ofron një gamë të gjerë produktesh në kategori nga më të ndryshmet dhe funksionon si një Mega E-SHOP ku blerësit mund të gjejnë gjithçka, duke filluar nga Elektronika dhe IT, veshjet, aksesorët, bizhuteritë, produktet për shtëpinë, për shëndetin dhe mirëqënien, ide dhuratash etj.

BM: Si funksionon blerja e tyre dhe a mund të kthehen ato ne rast mospëlqimi?

R: Proçesi i blerjes në Lamarket.al është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë. Klientët mund ta realizojnë blerjen e tyre online duke u rregjistruar në Lamarket.al, mund të na telefonojne ose shkruajnë në rrjetet tona sociale dhe ne proçedojmë porosinë në sistem. Sigurisht që ne kemi politikat tona shumë të qarta dhe të sigurta të garancisë dhe kthimit të produkteve dhe blerësit tanë janë gjithmonë të sigurt, pasi për ne korrektësia e lartë dhe marrja e feedback-ut të klientit rreth blerjeve të tyre dhe produkteve që kanë marrë në dorëzim është një ndër parimet kryesore.

BM: Në cilat qytete e mundësoni transportin e produkteve tuaja?

R: Ne ofrojmë transportin e sigurt dhe të shpejtë në Tiranë dhe të gjitha rrethet e Shqipërisë, si edhe në Kosovë.

BM: Çfarë mendoni se ju diferencon nga konkurrentët tuaj?

R: Ne kemi një staf shumë të dedikuar dhe profesionist, që e njeh shumë mirë fushën e E-Commerce dhe jemi i vetmi dyqan online që operon me shërbimin e klientit çdo ditë të javës, pa pushim nga ora 9:00 deri në orën 22:00. Kjo për faktin se ne e kuptojmë se klientët tanë janë të zënë me punë dhe një pjesë e mirë e porosive proçedohen në orët e vona të pasdites, kur edhe blerësit kanë kohë më të lirë për të bërë blerje online. Gjithashtu ne jemi gjithmonë në kerkim të produkte të reja, cilësore dhe me çmime shumë konkuruese në treg. Zgjerimi i gamës së produkteve dhe ofertat në Lamarket.al është një punë e vazhdueshme dhe koherente me nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve.

BM: Cila është risia që dëshiron të sjell LaMarket në Shqipëri?

R: Lamarket.al synon të sjellë një eksperiencë të re të blerjes online në Shqipëri, duke i ofruar blerësve jo vetëm produkte dhe oferta konkurruese, por edhe një proçes shumë të thjeshtë dhe efikas për blerjet online. Nga ana tjetër, duke marrë parasysh stilin e jetesës moderne dhe kohën shumë të kufizuar, Lamarket.al ju vjen në ndihmë konsumatorëve duke i çuar të gjitha porositë brenda një kohe rekord me shërbimin “Door to Door” në të gjitha rrethet në Shqipëri dhe Kosovë.

BM: Meqënëse jemi afër festave të fundvitit, mund të na thoni disa nga produktet që ofrohen si dhurata?

R: Për festat e fundvitit ne kemi shumë produkte të veçanta, të cilat janë ideale për dhurata dhe kemi menduar për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat e klientëve. Në faqen tonë për festat e fundvitit kemi dedikuar një menu të titulluar “Krishtlindjet dhe Viti i Ri” ku konsumatorët mund të gjejne të gjitha çfarë ofron Lamarket.al për këto festa vetëm me një klikim.

Për të rriturit Lamarket.al ofron një gamë të gjerë produktetsh ideale për dhurata për festat e fundvitit. Në mënyrë të veçantë mund të përmendim bizhuteritë ekskluzive me gurë të çmuar origjinalë nga India dhe me punime Argjendi, të cilat do të ishin një dhuratë e çmuar për çdo femër.

Për këto festa kemi menduar në mënyrë të veçantë edhe për fëmijët, prandaj kemi sjellë në mënyrë ekskluzive dronat më të vegjël, më të sigurt dhe me kohë më të gjatë fluturimi të një marke shumë cilësore gjermane. Përveç kësaj, për më të vegjëlit në Lamarket.al ka edhe shumë lodra dhe pajisje unike të tjera, si: ora inteligjente, tableta, laptop dhe smartphone për fëmijë.

BM: Faleminderit për intervistën! Ju urojmë suksese në punën tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0