"Internet Marketing" për bizneset e vogla dhe të mesme - Business Magazine Albania

“Internet Marketing” për bizneset e vogla dhe të mesme


Kurs praktik “Internet Marketing” për bizneset e vogla dhe të mesme. Mësoni si të rrisni ndjeshëm të ardhurat e biznesit tuaj duke përdorur internetin…

Në këtë kurs intensiv 80% praktikë dhe 20% teori, do mësoni dhe praktikoni hapa konkrete, të cilat do ju ndihmojnë të rrisni ndjeshëm të ardhurat e biznesit tuaj, edhe nëse nuk dini asgjë për marketingun ose për internetin…

Çfarë mund të prisni?

Ky program është ndërtuar vetëm me një qëllim në mëndje. T’ju mësojë se si të rrisni te ardhurat e biznesit tuaj në Shqipëri, duke shfrytëzuar internetin. Gjatë programit do thelloheni praktikisht në hapa të cilat do ju mundësojnë të gjeneroni të ardhura të matshme për biznesin tuaj menjëherë brënda programit.

Disa nga modulet e kursit janë:

1. Si të gjenerosh vizitorë

Të shesësh online është drejt-përdrejt e lidhur me aftësinë për të gjeneruar vizitorë në një faqe/ofertë/promocion. Për të referuar vizitorë në çfarëdo faqe, ka mënyra me pagesë dhe mënyra pa pagesë. Në këtë modul do ti praktikojmë të gjitha.

2. Si të ndërtosh një ekosistem marketingu

Në këtë modul do kuptoni realisht se cfarë do të thotë të jesh Internet Marketer. Këtu do mësoni se si të ndërtoni një platforme të plotë, e cila ju gjeneron të ardhura në mënyra nga më të ndryshmet.

3. Bazat e E-Mail Marketing

Emaili ka qënë epiqëndra e komunikimit për ne për kaq shumë vite dhe vazhdon sot e kësaj dite të jetë mënyra më efektive për të shitur dhe influencuar një grup njerëzish. Në këtë modul do mësoni se si të gjeneroni një listë me mijëra të abonuar dhe si të komunikoni me ta në mënyrë efektive.

4. Shitjet Online

Në këtë kurs do mësojmë te konvertojmë vizitorë në klientë edhe offline edhe online. Ky modul specifik do ju mësojë se si të shfrytëzoni metodat e pagesave online (me karta) në menyrë të thjeshtë dhe praktike. Brënda përfundimit të kursit, do keni një dyqan online që perfaqëson biznesin tuaj dhe do keni mundësi të proçesoni pagesa në të gjitha format e njohura, Visa, MasterCard, Paypal etj…

5. Rrjetet Sociale dhe Reklamat

Rrjetet sociale jane epiqëndra e komunikimit për klientët tuaj potencial. Për këtë arsye, ky modul do ju ndihmojë të kuptoni si ti shfrytëzoni në maksimum për të konvertuar të interesuarit në klientë. Ky modul do përfshije edhe mënyrat pa pagese edhe reklamat me pagesë.

6. Strategjia Juaj Afatgjatë

Doni të gjeneroni 500, 1000 apo 10,000$ në muaj? Në bazë të objektivit dhe nivelit të impenjimit tuaj personal, do e mbyllim kursin duke krijuar një strategji dhe plan veprimi enkas për objektivin tuaj unik dhe të sigurohemi që ju të keni sukses nëpërmjet internetit…

Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen marketing.lab

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0