"Inteligjenca Emocionale dhe Suksesi"

“Inteligjenca Emocionale dhe Suksesi”


Çfarë është inteligjenca emocionale?  Si mund ta rrisim atë?  Për çfarë na shërben ajo? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do ti merrni në trajnimin me temë “Inteligjenca Emocionale dhe Suksesi”.

Ky trajnim i cili do të zhvillohet në datën 22 shkurt, ka për qëllim që tregut të punës t’i ofrojë kandidat kualitativ për pozitat që ata kërkojnë dhe njëkohësisht t’i përgatisin të gjithë të interesuarit që t’i plotësojnë kushtet bazë për të qenë të suksesshëm në punë. Aftësitë intelektuale nevojiten për të kryer aktivitetet mendore, sa më lartë të ngrihet në përgjegjësi brenda organizatës, aq më tepër inteligjenca emocionale i duhet individit për të kryer punën me sukses.

Lexo: Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Kur themi i suksesshëm, menjëherë na vjen në mendje një njeri i zgjuar dhe me inteligjencë të lartë. Është e vërtetë, një njeri i tillë mund të jetë i suksesshëm, por jo vetëm. Suksesi i një individi nuk shënjohet vetëm nga koefiçenti i inteligjencës së tij, një element shumë i rëndësishëm që të bën vërtet njeri të suksesshëm është inteligjenca emocionale për të cilën shumë pak kemi dëgjuar të flitet, pavarësisht se çdo njeri prej nesh mund ta zotërojë atë.

Për t’u bërë pjesë e trajnimit dërgoni të dhënat tuaja në adresën e email-it startupnow.al@yahoo.com.

Pagesa: Studentë bachelor- master 1.000 lekë (të reja), të tjerë të interesuar 2.000 lekë (të reja).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0