Inteligjenca Artificiale nxit dominimin e Alphabet, Amazon dhe Meta në tregun global të reklamave - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale nxit dominimin e Alphabet, Amazon dhe Meta në tregun global të reklamave

Inteligjenca Artificiale nxit dominimin e Alphabet, Amazon dhe Meta në tregun global të reklamave

Alphabet, Amazon dhe Meta pritet të zotërojnë një pjesë të kombinuar prej 54.7% të tregut të reklamave në nivel global (jashtë Kinës) gjatë vitit 2025, ose 524.4 miliardë dollarë në vlerë monetare. Sipas raportit të përditësuar të WARC – Global Ad Forecast Q2 2025, kjo shifër pritet të rritet në 56.2% deri në vitin 2026, duke thelluar më tej dominimin e tyre në peizazhin global të reklamave.

Treguesit kryesorë nga raporti

Ky përditësim i fundit bazohet në të dhëna të grumbulluara nga 100 tregje botërore dhe përdor një rrjet nervor të brendshëm, i cili analizon mbi dy milionë pika të dhënash për të parashikuar tendencat e investimeve në reklamë.

AI propels Alphabet, Amazon and Meta to 54.7% market share outside of China

Kërkimi: Shtylla kryesore e rritjes

Reklamat në motorët e kërkimit do të përbëjnë 21.5% të tregut të reklamave këtë vit, me një rritje vjetore prej 7.4%, duke arritur 248.6 miliardë dollarë. Parashikimet sugjerojnë një rritje të mëtejshme prej 6.8% në vitin 2026, kur tregu do të arrijë 265.5 miliardë dollarë, duke e ruajtur të njëjtin përqindje të peshës në totalin global.

Rrjetet sociale: Mediumi më i madh global i reklamave

Rrjetet sociale vazhdojnë të jenë mediumi më i fuqishëm, duke përthithur 25.8% të shpenzimeve botërore për reklamë në vitin 2025, që përkthehet në 298.3 miliardë dollarë. Edhe pse tremujori i parë ka shënuar një rritje të fortë prej 14.9%, rritja e përgjithshme për pjesën tjetër të vitit pritet të ngadalësohet në mesatarisht 11.2%, për shkak të ndikimit të tarifave ndaj markave aziatike.

Lexo edhe:Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave: Si Endrit Çela po ndryshon mënyrën si mendojmë për paranë!

Retail Media: Rritja më e shpejtë

Reklamat në retail media janë mediumi me rritjen më të lartë këtë vit, me një normë prej 14.4%, duke përbërë tashmë 15.2% të tregut global të reklamave. Amazon, lider i këtij segmenti, raportoi 21.0% rritje në të ardhurat nga reklamat e retail-it në tremujorin e parë, duke gjeneruar 13.3 miliardë dollarë – që përbën 33.4% të këtij tregu global. Sipas WARC, të ardhurat vjetore të Amazon nga reklamat pritet të arrijnë 60.6 miliardë dollarë këtë vit, me një rritje tjetër prej 14.9% të parashikuar për vitin e ardhshëm.

Reklamat video: Rënie për herë të parë

Në kontrast me trendin në rritje të kanaleve të tjera, shpenzimet për reklamat video pritet të bien me 2.6% në vitin 2025, duke zbritur në 183.9 miliardë dollarë, ose 15.9% të totalit global të reklamave. Kjo rënie vjen kryesisht nga tkurrja e reklamave në televizionin linear, që ende përbën mbi tre të katërtat e tregut të videove, por që parashikohet të bjerë me 6.3% këtë vit. Në kontrast, reklamat në platformat video-on-demand (VoD) pritet të rriten me 13.2%, duke arritur 39.9 miliardë dollarë.

Viti 2025 shënon një moment historik: për herë të parë retail media do të tejkalojë televizionin linear në pjesën që zë në shpenzimet globale për reklamë, një tregues i qartë i zhvendosjes së markave drejt platformave më të targetuara, më të matshme dhe më të ndikuara nga teknologjia.

warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0