Instituti i Ekspertëve Fiskalë - Business Magazine Albania

Instituti i Ekspertëve Fiskalë


Instituti i Ekspertëve Fiskalë fillon trajnimin “Legjislacioni Tatimor”.
Programi është i bazuar ne legjislacionin integral tatimor, pra duke perfshire edhe ndryshimet me te fundit.
Trajnimi do te zhvillohet nga data 29 Qershor – 25 Korrik 2016 (4 javë)
Regjistrimet bëhen deri me date 28 Qershor.

Leksionet do të zhvillohen çdo të Hëne, Mërkurë dhe të Premte nga ora 17:30 – 19:30

 

Programi përmban njohuri nga:
Kuadri ligjor i procedurave dhe administrimit Tatimor në Republikën e Shqipërisë Llojet e tatimeve dhe të taksave, Taksat kombetare, Tatimi mbi të ardhurat, TVSH, Të ardhurat nga lojrat e fatit, Akcizat, Analiza e indikatorit “Te paguarit te taksave” te Bankes Boterore” etj.

Dokumentat e nevojshme për rregjistrim:
CV, Fotokopje e diplomës e noterizuar; fotokopje e kartes se identitetit, 2 foto (formati i fotos së pasaportës), Mandatpagesën me tarifën e regjistrimit.

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në:
Instituti i Eksperteve Fiskale
Qendra e Biznesit “Olimpia”, kati 3-te prane Postes nr. 8, Tirane
Tel: 067 23 53 909
e-mail: iefiskal@yahoo.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0