Instituti i Ekspertëve Fiskalë fillon trajnimin profesional me temë  “Audit të brendshëm”

Instituti i Ekspertëve Fiskalë fillon trajnimin profesional me temë  “Audit të brendshëm”


Instituti i Ekspertëve Fiskalë do të fillojë trajnimin profesional me temë  “Audit të brendshëm” më datë 22 Nëntor 2019. Ky trajnim i cili do të zgjasë për gjashtë javë me rradhë, do të zhvillojë leksionet përkatësisht ditët e premte dhe ditët e shtuna. Të premten nga ora 16:00 – 19:30 ndërsa të shtunën nga ora 09:00 – 13:30. Temat mbi të cilat do të referojë trajnimi do të jenë:

  1. Auditimi i brendshëm ne sektorin publik
  2. Auditimi i brendshëm ne sektorin privat
  3. Kontrolli Tatimor dhe baza ligjore mbi te cilën kryhet kontrolli tatimor

Trajnimi  përfshin njohuri esenciale të nevojshme në fushën e auditimit përmes të kuptuarit të natyrës, organizimit, funksionimit, dobisë, nevojës, aktiviteteve, standarteve, legjislacionit dhe rregullave bazë, teorisë dhe praktikave më të mira të fushës së auditimit, si dhe mjetet e teknikat që ai përdor për të arritur qëllimin dhe objektivat e tij, si dhe për të ndihmuar arritjen e objektivave të çdo tip organizate të cilës ja ofron shërbimin e tij (të çdo natyre biznesi apo publike).

Kursi kërkon të ofrojë njohuri për pjesmarrësit jo vetëm mbi shërbimet e auditimit, por edhe mbi mënyrën e organizimit dhe të qeverisjes së korporatave dhe organizatave publike, si hap i parë i auditimit të kuptimit dhe njohjes e organizatës të cilën do ta verë nën auditim. Gjithashtu pjesë e trajnimt janë edhe njohuritë mbi auditime të sektoreve më specifikë të industrisë, si dhe auditimit të taksave.

Kush duhet ta ndjekë?
Kursi është dizenjuar për individë të përfshirë në ndonjë prej trupave të auditimit, por për çdo ekspert të fushës së biznesit privat apo institucioni publik i cili asiston dhe bashkëpunon me auditimin gjatë shërbimit të tij, ekspertë të taksave, ekspertë të pasyrave financiare etj. Kursi ka për qëllim reformat e vijueshme në shërbimet e auditimit publik dhe privat të të gjitha llojeve në Shqipëri. Nevoja për kualifikim në këtë fushë shtrihet edhe mbi drejtues e menaxherë biznesi të të gjitha niveleve, të cilët përdorin raportet e punës audituese, si dhe i referohen këshillave të dhëna në to për të përmirësuar punën, ndrequr parregullsitë, forcuar biznesin etj, si rrjedhim për të arritur objektivat.

Lexo: Trajnim i marketingut dhe i shitjeve nga Klodjana Ajazi

Çfarë e diferencon këtë kurs?
Ky kurs përdor standarted ndërkombëtare të auditimit sipas llojeve të tij, metodologji të punës dhe praktikat më te mira profesionale të fushës, të cilat zbatohen dhe i përshtaten mjedisit shqiptar, duke dhënë një qasje praktike që ju siguron ndjekësve të trajnimit:

  • një kuptim të politikave, standarteve dhe rregullave për t’u zbatuar në secilin prej tre tipeve kryesore të auditimit.
  • aftësim në sigurimin e bashkëpunimit me të gjitha llojet e auditimit në funksion të zhvillimit të një sherbimi efiçent auditimi, dhe me dobi për organizatën.
  • një qasje të strukturuar të organizimit, funksionimit, planifikimit, dhe aktiviteteve që kryen një shërbim auditimi.
  • njohje e metodologjisë së punës dhe teknikave që përdor secili lloj auditimi për të përmbushur misionin e tij.
  • një kuptim mbi organizatën dhe kodin e qeverisjes së saj, për të performuar në mënyrën më te mirë

Rezultatet e pritura

  • Njohuri të përmirësuara mbi fushën dhe aftësi për t’i përdorur ato në profesionet konkrete të pjesmarrësve.
  • Aftësi të rritura për të krijuar një sistem të përshtatshëm të bashkëpunimit/partneritetit të organizatës dhe trupave të auditimit.
  • Forcim i kapaciteteve në përdorimin e raporteve të auditimit dhe këshillave të tij për ndreqjen e parregullsive dhe përmirësimin e veprimtarisë së biznesit apo atë publike.
  • Rritje e kapaciteteve në fushen e hartimit te politikave, zhvillimit të planeve dhe të strategjive në zbatim të rekomandimeve të auditimit.

Për t’u rregjistruar nevojiten dokumentat e mëposhtme:

  • CV
  • Fotokopje e diplomës
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës
  • Dy fotografi për dokumenta

Regjistrimi mund të bëhet edhe online: www.ief.al/regjistrimi/. Çertifikata që do të merret në fund të trajnimit do të njihet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0