Trajnim i marketingut dhe i shitjeve nga Klodjana Ajazi

Trajnim i marketingut dhe i shitjeve nga Klodjana Ajazi


Klodiana Ajazi, trajnere pranë Albacademy, me fushë ekspertize në shitje dhe marketing. Znj.Ajazi ka një eksperiencë pune mbi 9 vite në kompanitë dhe koorporatat më të mëdha në Shqipëri në pozicione drejtuese në shitje dhe marketing.
Prej 2 vitesh znj.Ajazi është drejtore ekzekutive e Inovest Management and Sales Services, një kompani që ofron shërbimin e menaxhimit të projekteve në sektorin e ndërtimit. Paralelisht znj.Ajazi mban pozicionin e Managing Partner në Novus Marketing and Consulting, agjenci marketingu në tregun shqiptar si dhe është co-owner në Inovest Real Estate.
Prej 2 vitesh ajo është pjesë e konsulenteve të Bankës Europiane për zhvillimin e biznesit, duke qenë konsulentja e disa prej bizneseve më të mëdha në Shqipëri për zhvillimin e shitjes dhe marketing-ut.

Lexo: Trajnim për Gratë në Biznes – Marketingu në Epokën Dixhitale

Trajnimi i marketingut dhe i shitjeve do të ofrojë përfitime të rëndësishme. Trajnimi në teknikën më të mirë të shitjeve, aftësitë e shërbimit të klientit dhe ekspertizën e marketingut, e cila ndihmon në rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e kënaqësisë së klientit. Ky kurs do t’u sigurojë pjesëmarrësve më shumë mjete dhe ide për të maksimizuar shitjet individuale dhe në ekip. Do të diskutohen teknikat e reklamimit dhe programet e zhvillimit të tregut të dizajnuara për të optimizuar të ardhurat në tregjet e reja.

Trajni nis në 5 Dhjetor dhe do të zgjasë katër ditë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0