INSTAT publikon regjistrin e ndërmarrjeve për vitin 2015. Rritet me 26 % numri i ndërmarrjeve aktive - Business Magazine Albania

INSTAT publikon regjistrin e ndërmarrjeve për vitin 2015. Rritet me 26 % numri i ndërmarrjeve aktive


Instituti i Statistikave ka publikuar “Regjistri i Ndërmarrjeve, 2015”

Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve (RSN) përmban të gjitha njësitë ligjore regjistruar pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) apo edhe pranë Organeve Tatimore.

Këto njësi janë të pajisura me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT) dhe ushtrojnë aktivitet ekonomik brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

RSN përditësohet nga burime administrative dhe vrojtime statistikore të organizuara nga Instituti i Statistikave dhe Agjencitë Statistikore.

Në bazë të shifrave regjistri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2015 numëron 152,288 ndërmarrje aktive.

Krahasuar me 112,537 ndërmarrje aktive në fund të vitit 2014, shënohet një rritje prej 26 %. Ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor janë mbizotëruese në ekonominë e vendit, me 50 % të ndërmarrjeve gjithsej.

Në grupin e prodhuesve të të mirave ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar janë të përqendruara në aktivitetin “Industri përpunuese”.

Grupi i prodhuesve të shërbimeve vazhdon të jetë mbizotërues në ekonominë shqiptare, e kryesisht aktiviteti tregtar.

Aktiviteti ekonomik “Tregti” është i preferuar edhe në vendimmarrje për një aktivitet të ri dhe përfaqëson 27,3 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2015.

Rreth 90 % e ndërmarrjeve aktive janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar. Pjesa më e madhe e tyre, 61,8 % janë ndërmarrje me një të punësuar.

/Lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0