INSTAT: konsumi rritet 1.3% në fund të 2017

INSTAT: konsumi rritet 1.3% në fund të 2017


Edhe pse rritja ekonomike e vendit është gati 4% sipas vlerësimeve zyrtare, po shifrat zyrtare tregojnë se konsumi po rritet disa herë më pak. Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, treguesi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit 1,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 0,4 %.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë e hidrokarbureve, indeksi vjetor i volumit të shitjeve u rrit 3,5 %. Sipas INSTAT, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, u rrit 11,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016.

Treguesi i volumit të shitjeve, për grupin “Produkte jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar tregtinë me pakicë të hidrokarbureve”, ra 0,8 %.

Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve ra 5,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016.

Rritja më e madhe nga “ushqime, pije e duhan”

Në terma vjetorë indeksi i volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e katërt 2017 është +1,3 %. Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +2,7 pikë përqindje, grupi “Artikuj jo-ushqimor në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” -0,1 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” -1,3 pikë përqindje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0