Instagrami kthehet në burim lajmesh - Business Magazine Albania

Instagrami kthehet në burim lajmesh

Aplikacioni i ndarjes së fotove, Instagram, do t’ia kalojë Twitter si burim lajmesh. Sipas një kërkimi të fundit të institutit të lajmeve digjitale të Reuters, përdorimi i Instagramit për lajme është dyfishuar që nga 2018.

Trendi është më i përhapur tek moshat e reja, ku gati një e katërta e 18 deri në 24 vjecarëve në Britaninë e Madhe, përdor Instagramin si burim lajmesh për koronavirusin. Por platformat e medias sociale, janë edhe mes burimeve më pak të besueshme po ashtu.

Vetëm 26% e njerëzve u besonin platformave të medias sociale si burimi informacioni në lidhje me lajmet rreth koronavirusit. Një përqindje e përafërt i besonin lajmeve që shpërndara përmes aplikacioneve të komunikimi i Facebook Messenger dhe WhatsApp. Nga ana tjetër, qeveritë dhe organizatat e lajmeve janë të besueshme nga rreth 59 për qind e të anketuarve. Sa i përket Instagram, rrjeti social përdoret nga 11% për lajme duke u vendosur një pikë pas Twitter.

“Instagrami u bë shumë popullor nga të rinjtë”, tha Nic Newman, autori kryesor i raportit. “Ata vërtet reagojnë mirë në tregimet që tregohen thjesht dhe mirë me imazhe vizuale”.

Tregimet vizuale të veçanta gjatë muajve të fundit kanë ndihmuar – ndryshimi i klimës, lëvizja Black Lives Matter dhe koronavirus të gjithë kanë parë një angazhim masiv në platformë.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0