Instagram vendos kufizime të reja automatike për adoleshentët - Business Magazine Albania

Instagram vendos kufizime të reja automatike për adoleshentët

Instagram vendos kufizime të reja automatike për adoleshentët

Të rinjtë që përdorin Instagram do të kufizohen automatikisht në përmbajtje të ngjashme me atë të filmit PG-13 dhe nuk do të mund të ndryshojnë cilësimet pa lejen e prindërve, njoftoi Meta të martën.

Kjo do të thotë se adoleshentët me llogari specifike për moshën e tyre do të shohin foto dhe video që nuk përfshijnë skena erotike, drogë apo pamje të rrezikshme. “Sistemi do të fshehë ose nuk do të rekomandojë postime që përmbajnë gjuhë të fortë, veprime të rrezikshme apo përmbajtje që mund të nxisë sjellje të dëmshme, si p.sh. postime që tregojnë pajisje për përdorim të marijuanës,” tha Meta në një postim në blog, duke e quajtur këtë përditësim më të rëndësishmin që nga krijimi i llogarive për të rinjtë vitin e kaluar.

Çdo përdorues nën 18 vjeç që hap një llogari në Instagram futet automatikisht në këtë version të kufizuar, përveç nëse prindi apo kujdestari jep leje për ta ndryshuar. Këto llogari janë private në mënyrë automatike, kanë kufizime përdorimi dhe filtrojnë përmbajtje “të ndjeshme”, si p.sh. ato që promovojnë ndërhyrje estetike. Meta do të shtojë gjithashtu një nivel edhe më të rreptë kufizimi që prindërit mund ta aktivizojnë për fëmijët e tyre. Ndryshimet vijnë në një kohë kur kompania po përballet me kritika të vazhdueshme për ndikimin e mediave sociale tek të miturit.

Lexo edhe:Tirana pret Forumin më të madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025

Pavarësisht premtimeve të mëparshme për të mos shfaqur përmbajtje të papërshtatshme për adoleshentët, si postime që lidhen me vetëdëmtim, çrregullime të të ngrënit apo vetëvrasje, raportet e fundit kanë treguar se algoritmet ende rekomandojnë materiale të tilla. Gjithashtu, Instagram kishte rekomanduar përmbajtje që lidhej me vetëdëmtim dhe probleme me imazhin trupor, që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve.

Meta thotë se me përditësimin e ri po shkon përtej masave ekzistuese. Adoleshentët nuk do të mund të ndjekin llogari që publikojnë rregullisht përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre ose që në biografi apo emër kanë lidhje me platforma si OnlyFans.
Nëse tashmë i ndjekin këto llogari, nuk do të mund të shohin ose ndërveprojnë me përmbajtjen e tyre, të dërgojnë mesazhe apo të komentojnë. Nga ana tjetër, këto llogari nuk do të mund të ndjekin më adoleshentët, as të u dërgojnë mesazhe apo të komentojnë postimet e tyre.

Meta thekson se tashmë bllokon disa terma kërkimi që lidhen me temat e ndjeshme, si vetëvrasja apo çrregullimet e të ngrënit, por tani do ta zgjerojë këtë listë për të përfshirë edhe fjalë si “alkool” apo “dhunë”, madje edhe kur janë shkruar me gabime.
Kufizimi PG-13 do të vlejë gjithashtu edhe për ndërveprimet me inteligjencën artificiale të integruara në platformë, duke siguruar që përgjigjet e tyre të jenë të përshtatshme për moshën e adoleshentëve.

Për prindërit që duan një mbrojtje edhe më të rreptë, Meta do të lançojë opsionin “limited content” (përmbajtje e kufizuar), i cili do të bllokojë më shumë lloj përmbajtjesh dhe do t’u heqë të rinjve mundësinë për të parë apo marrë komente në postime që nuk janë të përshtatshme për ta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0