Instagram sjell veçori të re në lidhje me Reels-at - Business Magazine Albania

Instagram sjell veçori të re në lidhje me Reels-at

Instagram sjell veçori të re në lidhje me Reels
~2 minuta lexim

Kreu i Instagramit, Adam Mosseri tha se aplikacioni tani i lejon të gjithë përdoruesit në mbarë botën të shkarkojnë Reels publike në pajisjet e tyre. Përpara kësaj veçorie, ju mund t’i ruani Reels vetëm në aplikacionin Instagram për t’i parë ato më vonë.

Mosseri tha në kanalin e tij të transmetimit në Instagram se Reels-at e shkarkuar do të kenë një shenjë në Instagram me një emër llogarie – ashtu si ato që  jemi mësuar të shohim në TikTok.

Përdoruesit mund të prekin butonin e shpërndarjes(share) dhe të zgjedhin opsionin e shkarkimit për të ruajtur një reel. Llogaritë do të kenë mundësinë të çaktivizojnë shkarkimin për reels-at e tyre. Mund ta çaktivizoni opsionin e shkarkimit përmes Settings > Privacy > Reels and Remix dhe klikoni mbi butonin “Lejo njerëzit të shkarkojnë reels-at tuaj”.

Lexo edhe:Studiuesit e OpenAI paralajmëruan bordin për rrezikun e madh nga AI para largimit të Altman?

Veçanërisht, nëse po shkarkoni një Reel që përdor një klip audio të licencuar, videoja e shkarkuar nuk do të ketë asnjë audio. Në klipin e shkarkuar do të kenë muzikë vetëm videot me pjesë audio origjinale.

Kompania filloi të lejojë shkarkimin e Reels për përdoruesit me bazë në SHBA në qershor dhe tani po e shpërndan aftësinë për përdoruesit në të gjithë botën.

Në vitin 2021, Instagram ndaloi së rekomanduari klipe me shenjën  e  TikTok (ose ndonjë shenjë tjetër). Në gusht 2022, YouTube filloi të vendosë një shenjë të bazuar në logo në Shorts të shkarkuar – produkti i shkurtër video i kompanisë – për të penguar ndarjen ndër-platformë.

tech

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip”
— Sheryl Sandberg
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0