Instagram ndihmon audiencën e tij globale të komunikojnë me njëri-tjetrin - Business Magazine Albania

Instagram ndihmon audiencën e tij globale të komunikojnë me njëri-tjetrin


Instagram kohët e fundit njoftoi se ka arritur në 500 milionë përdorues aktiv, 80% e të cilëve jetojnë jashtë SHBA-së.

Me një audiencë kaq të madhe ndërkombëtare, rrjeti social mbështet 24 gjuhë të ndryshme.

Instagram tani është duke e shtuar një veçori të re, për të ndihmuar audiencën e tij globale të komunikojnë me njëri-tjetrin, me ndihmën e një vegle për përkthim.

Instagram publikoi një fotografi në faqen e tij, duke shkruar: “Në muajin e ardhshëm, ju do të shihni një buton përkthimi në storjet në faqen e të rejave dhe biot e profileve që janë të shkruara në gjuhë të ndryshme nga e juaja.

Komuniteti në Instagram është rritur shpejtë dhe është bërë më global se që e kemi imagjinuar. Ne jemi të kënaqur që së shpejti ju do të jeni në gjendje të kuptoni storjet e plota të momentit, pa marrë parasysh çfarë gjuhe flisni”.

Një buton ‘Shih Përkthimin’ (See Translation) do të shfaqet në postime, që do të transformojë një bio, përshkrim ose koment në gjuhën tuaj të zgjedhur.

Instagram-Audienca-Globale-Businessmag

 

/gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0