Instagram ekperimenton "fotot multiple" në një postim të vetëm ashtu si Facebook - Business Magazine Albania

Instagram ekperimenton “fotot multiple” në një postim të vetëm ashtu si Facebook


Instagram po revolucionon stilin e deritanishëm të tij. Rrjeti Social i fotografive dhe imazheve, në pronësi të Facebook, momentalisht po teston mbi një grup të rezervuar përdoruesish, mundësinë për të publikuar foto multiple, në një postim të vetëm.

Deri më tani, ky opsion i ishte rezervuar vetëm, menaxherëve të reklamave, por së shpejti mund të kthehet në një realitet për të gjithë përdoruesit e Instagram.
Lajmi është publikuar fillimisht nga portali i lajmeve teknologjike Droid-life.

Mundësia për të publikuar një album fotosh si ato që postohen në facebook, është e mundur vetëm në versionin 10.7.0 të aplikacionit, që aktualisht është në fazën e përditësimit në sistemin operativ Android.

Përdoruesit mund të lidhin me një link të vetëm, deri në 10 foto dhe secila prej tyre është e modifikueshme më vete me të gjitha opsionet që ofron rrjeti social.
Dhe pas publikimit, albumi i fotove, mund të modifikohet apo të fshihet dhe cdo foto mund të mbledhë “like” e saj.

burimi: techsot.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0