Instagram do të verifikojë llogaritë e dyshimta

Instagram do të verifikojë llogaritë e dyshimta

Instagram

Instagram do t’u kërkojë llogarive të dyshimta të identifikohen përmes kartës së identitetit. Këto llogari mund ta vërtetojnë identitetin e tyre edhe përmes patentës, llogarisë bankare apo një adrese e-maili.

Në shënjestër do të vihen të gjitha ato llogari që sipas inteligjencës artificiale nuk përfaqësojnë identitetin e personave realë prapa tyre, duke patur edhe një sjellje potencialisht të gënjeshtërt në rrjet, si për shembull ata që kanë pak postime, shumë ndjekës, lëvizje të çuditshme, me aktivitetet të shënjestruar etj.

Të gjithë këtyre profileve do t’i kërkohet një dokument real zyrtar dhe nëse nuk do t’i përgjigjet kërkesës, pra nëse nuk do paraqesë fotokopjen e dokumentit, profili do të ketë penalizime të forta, deri në mbyllje të llogarisë.

Kjo masë është ndërmarrë jo vetëm për arsye të ruajtjes së privatësisë e qetësisë për çdo përdorues nga profilet toksikë, por edhe në kuadër të makroproblemit, për çështje sondazhesh në zgjedhje, biznesesh, apo çështje ndërkombëtare që prekin shumë interesa.

Politika e re e Insagram vjen pak muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Rrjeti social Facebook, i cili ka në pronësi Instagram, është akuzuar gjatë për shpërndarje të informacioneve të rreme.

Cyber National Security

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0