Sipërmarrësit e dinë që kontrollet kundër informalitetit u shtuan që në muajin dhjetor. Por nga ky muaj, tatimorët do të jenë të pajisur me kamera. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur që nga 11 janari, inspektorët tatimorë të verifikimit në terren do të jenë të pajisur me kamera regjistruese, për regjistrimin e veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren.
Sipas tatimeve, kjo nismë synon të:
-garantojë përmbushjen e detyrave funksionale të punonjësve të administatës tatimore gjatë ushtrimit të detyrës;
-të garantojë përmirësimin e sjelljes dhe komunikimit të administratës tatimore me tatimpaguesit duke shmangur kështu rastet abuzive dhe/ose korruptive;
-të rrisë transparencën dhe zbatimin korrekt, konform të legjislacionit tatimor ne fuqi.
-garantimin e përpunimit të të dhënave të regjistruara vetëm në funksion të qëllimit për të cilin është kryer regjistrimi duke mos i keqpërdorur këto të dhëna.
Lexo: Tatimet bëjnë thirrje për vetëdeklarim të llogarive financiare
Testimi i këtyre kamerave regjistruese do të nisë ditën e hënë më datë 11.01.2021 në qarkun e Tiranës.