Tatimet bëjnë thirrje për vetëdeklarim të llogarive financiare

Tatimet bëjnë thirrje për vetëdeklarim të llogarive financiare

Tatimet

Tatimet u kanë bërë sërish thirrje individëve dhe bizneseve që të plotësojnë formularin e vetë deklarimit të llogarive të tyre financiare.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në zbatim të Ligjit Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, sjell në vëmendje të të gjithë individëve dhe tatimpaguesve të cilët zotërojnë një llogari financiare, të bashkëpunojnë me institucionet financiare përkatëse për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, të kërkuar nga këto institucione, sipas afateve të përcaktuara nga secila prej këtyre institucioneve.

Mosdhënia e informacionit të mësipërm nga çdo mbajtës i llogarive të raportueshme apo person tjetër përgjegjës, konsiderohet kundërvajtje administrative dhe penalizohet sipas ligjit nr. 4/2020”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Deri më 15 nëntor të gjithë shqiptarët që kanë llogari në bankat brenda Shqipërisë, do të vetëdeklarojnë me një formular të posaçëm vendbanimin e tyre dhe numrin tatimor. Këto të dhëna, bashkë me informacionet mbi llogaritë bankare, do të mund të përdoren nga autoritetet tatimore në 112 shtete, në kuadër të një nisme globale për të luftuar evazionin fiskal, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Aktualisht, bankat shqiptare mbajnë rreth 3 milionë llogari bankare.

Afati fillestar i deklarimit ishte 31 korriku, por për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, u vendos shtyrja e afatit të vetëdeklarimit të klientëve në banka deri më 15 nëntor të këtij viti, nga 31 korrik që ishte aktualisht. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të shkëmbeje informacionet mbi llogarite e klientëve jashtë me shtetet homologe më 31 dhjetor 2020 nga muaji shtator që ishte afati ekzistues.

Si do të bëhet vetëdeklarimi i llogarive 

Të gjithë klientët, me një llogari bankare, duhet të vetëdeklarohen në banka për adresat e tyre të banimit dhe numrin tatimor deri më 15 nëntor të këtij viti.

Plotësimi i formularit bëhet në çdo kohë brenda orarit të bankës, duke u paraqitur në degën më të afërt. Personat duhet të kenë me vete kartën e identitetit ose pasaportë të vlefshme. Vetëdeklarimi mund të bëhet dhe nga një person tjetër, të cilin ju e keni autorizuar me prokurë të posaçme për të kryer këtë veprim. Disa Banka e ofrojnë këtë proces online.

Vetëdeklarimi ka qëllimin që çdo institucion financiar raportues në Shqipëri të identifikojë vendin ku klientët e tyre paguajnë taksat (këtu përfshihen persona privatë, subjekte dhe në rrethana të caktuara, persona kontrollues) si dhe numrin identifikues tatimor të juridiksionit përkatës të vendit tatimor. Bankat garantojnë se e gjithë procedura e vetëdeklarimit dhe raportimit do të veprojë dhe do të bazohet në “Kriteret ligjore për përpunimin e të dhënave personale”.

Në formularin e vetëdeklarimit kërkohen edhe informacione të tjera të nevojshme për efekt raportimi, pranë autoriteteve tatimore, ku përveç të dhënave identifikuese të klientit kërkohet edhe adresa, vendi apo vendet në të cilat klienti është rezident për qëllime tatimore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0