INSIFA, historia e suksesit të kompanisë së ngritur nga familja Osmani - Business Magazine Albania

INSIFA, historia e suksesit të kompanisë së ngritur nga familja Osmani

Historitë e suksesit janë tepër interesante dhe ato të cilat datojnë gati 32 vite më parë mbartin vlera dhe më të mëdha, duke analizuar kontekstin ku kanë filluar. Gjithçka filloi në vitin 1992, viti i cili përkonte me emigrimin masiv të shqiptarëve, familja Osmani qëndroi në Shqipëri, e jo vetëm kaq, por u investua për të ngritur disa asete, të cilat për kohën mendoheshin të vdekura ne aspektin ekonomik. Gjashtë vëllezërit Osmani hapën një restorant të vogël në qendër të Maminasit. Falë ruajtjes së vlerave të gatimeve shqiptare dhe shërbimit të përkushtuar, restoranti Shelgu u kthye në ndalesën e preferuar të çdo udhëtari dhe emri i mirë i vëllezërve iu bashkua vizionit të tyre largpamës, për të nisur rrugëtimin që do t’i çonte përtej kontinentit.

Investimi i parë në prodhimin e ëmbëlsirave u bë në vitin 1997 me linjën e prodhimit të karameleve dhe më pas, në vitin 2004, vëllezërit Osmani investuan në prodhimin e çokollatave dhe të paketimit. Në vitin 2007, aktiviteti u zgjerua me linjën e prodhimit të brumërave. Që atëherë, investimet e kompanisë INSIFA janë bërë me vizionin për t’iu përshtatur standardeve europiane e botërore për një produkt të denjë për tregun ndërkombëtar. Suksesi i tyre ka ardhur pas çdo hapi të hedhur dhe çdo sukses ka shërbyer si investim për hapin tjetër edhe më të madh.

Sot, kompania INSIFA prodhon 180 lloje ëmbëlsirash; që nga karamelet, çokollatat e deri tek tortat. Çdo produkt i saj është një recetë unike e krijuar në bashkëpunim me teknologë italianë e francezë. Standardet dhe funksionimi në përsosmëri i teknologjisë së linjave të prodhimit i bën këto receta të shijshme të tejkalojnë kufijtë e Shqipërisë, duke arritur në tregjet e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Italisë, Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe, Holandës, madje dhe të Kuvajtit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vëllezërit Osmani nuk janë stepur kurrë nga kufijtë gjeografikë apo financiare. Ata vazhdojnë pa u lodhur të punojnë dhe të investojnë për të krijuar produkte të reja, për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar përfaqësimin në tregjet botërore të emrit të tyre të mirë. Një ndër këto hapa ka qenë investimi i një prej linjave të prodhimit të ëmbëlsirave më teknologjike dhe për t’u pasur zili, jo vetëm në rajon, por edhe në vendet më të zhvilluara perëndimore. Minimizimi i kontaktit njerëzor dhe kushtet atmosferike në fabrikë, janë garancia e një produkti cilësor pa asnjë kontaminim njerëzor apo mjedisor. Këto investime i kanë dhënë mundësinë e pjesëmarrjes në shumë panaire në fushën e ëmbëlsirave nëpërmjet të cilit brandi INSIFA (Made in Albania) të ketë sukses dhe të tërheqë shumë biznese të interesuara për bashkëpunim.

Një ndër arritjet që vlen të përmendet për INSIFA është pjesëmarrja unike dhe historike e një fabrike shqiptare në panairin më të madh ISM Cologne 2024, i mbajtur në qytetin e Koln në Gjermani, eventi më i rëndësishëm botëror ku marrin pjesë të gjitha bizneset më të famshme në botë për sa u përket ëmbëlsirave. Pjesëmarrja në këtë panair, jo vetëm, përbën një krenari të padiskutueshme për familjen Osmani, për Insifa, por edhe për Shqipërinë, e cila për herë të parë ka një biznes, i cili ka kaluar tashmë nëpër filtra shumë të hollë e të detajuar ndërkombëtar për të merituar një vend në këtë event elitar në botën e biznesit të ëmbëlsirave. Arritje, e cila i dedikohet punës së palodhshme, investimeve strategjike por mbi të gjitha standardeve të padiskutueshme të kompanisë INSIFA, e cila tashmë nuk ndalet, por është pjesë e tavolinave të diskutimit, si e barabartë me liderët botëror për prodhimin e ambalazhimin e ëmbelsirave nga shtetet më të zhvilluara të BE.

Nëse vendi ynë është në rrugën e duhur për integrimin në BE, biznese si Insifa janë disa hapa përpara në këtë proces, pasi kanë arritur të përmbushin kërkesat dhe të marrin të gjitha certifikimet përkatëse, pa të cilat ky realitet nuk do të ishte i mundur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0