INNVEST Forum 2021 me 21 Maj në Tiranë - Business Magazine Albania

INNVEST Forum 2021 me 21 Maj në Tiranë

INNVEST Forum 2021

Është koha ideale për të udhëhequr dhe për të transformuar një vit tejet sfidues në një hallkë suksesi dhe rritjeje. Duke pasur një qëllim të tillë INNVEST do të bashkojë një komunitet të grave udhëheqëse, të vendosura dhe vizionare, të cilat jo vetëm po sensibilizojnë, por edhe po arkitektojnë një të tashme më të mirë. Më datë 21 Maj 2021 pranë Tumo Center Tirana, në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas ne Shqipëri, prezantohet “INNVEST Forum – WomEn MOVE FORWARD”, një forum i dedikuar plotësisht GRUAS.

Ky forum pritet të ketë një përfaqësim efikas, i cili do të garantojë pjesëmarrjen publike të grave nga sektorë të ndryshëm në sipërmarrje, të cilat pritet të ndajnë me audiencën zërin e tyre, idetë e tyre inovatore, të cilat u kthyen në plane vizionare biznesi duke kapërcyer sfida nga më të ndryshmet, me dëshirën e madhe për të ndikuar dhe zhvilluar ekosistemin.

INNVEST – Fondi i Investimeve për Inovacionin ka si mision të tij ndikimin direkt në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar mundësi për rritje, duke mbështetur dhe inkurajuar startup-et dhe sipërmarrësit e rinj, SME-të dhe sipërmarrjen në tërësi, njëkohësisht duke minimizuar hendekun midis ideve të reja të biznesit, zhvillimit, diversifikimit dhe mundësive të tyre të investimit.

Fabiola Duro, themeluese dhe drejtuese e INNVEST thekson se “Qëllimi i INNVEST është të injektojë inovacionin nëpër sektorë të ndryshëm, si një nxitje e rëndësishme për ndryshime pozitive. INNVEST bashkon sipërmarrësit kryesorë, investitorët, politikë-bërësit, median dhe bashkon një grup të gjerë idesh inovative për të adresuar sfidat ekonomike kombëtare dhe rajonale”.

Zonja Duro shton se misioni i INNVEST është të nxisë përfshirjen ekonomike, përparimin dhe fuqizimin e grave në Shqipëri përmes mbështetjes dhe zhvillimit të sipërmarrjes. Nëpërmjet këtij forumi vjetor ne do të rrisim fuqizimin ekonomik të grave në të gjithë Shqipërinë, përmes inovacionit dhe sipërmarrjes, për përmirësimin e mjedisit të punës, dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre. Me një fokus të tillë, ky event i përvitshëm pritet të sjellë një ndërgjegjësim karshi grave dhe nismave të tyre.

Si një mbështetës dhe partner kryesor i këtij  forumi, Këshilla për Bizneset e Vogla, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), po zbaton disa programe që u ofrojnë mbështetje bizneseve në Shqipëri, të cilat kanë në fokus dixhitalizimin dhe inovacionin e SME-ve si dhe implementimin e projekteve per investime apo iniciativat jeshile “green”.Vëmendje e veçantë i kushtohet asistencës drejt bizneseve që operojnë në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare si agrobiznesi, agropërpunimi, dhe turizmi. Nëpërmjet programeve rajonale Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH synon fuqizimin e bizneseve të drejtuara nga gratë me programin “Gratë në Biznes”, të nxisë sipërmarrjen e të rinjve me programin “Youth in Business” dhe të promovojë idetë dhe projektet innovative me Programin “Star Venture”.

Përmes Programit “Gratë në Biznes” në Shqipëri, e financuar nga Suedia, Luksemburgu, Italia dhe BERZH, mbështeten SME-të e drejtuara nga gratë, duke synuar rritjen e pjesëmarrjes së grave në biznes, rritjen e konkurrueshmërisë së këtyre bizneseve si dhe duke ofruar akses më të madh në financim nëpërmjet linjës së kredisë me bankën partnere, Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Sot, SME-të kur drejtohen nga gratë, shpesh janë pioniere të inovacionit. Ndaj dhe audienca e synuar e INNVEST Forum 2021- “WomEn Move Forward” janë gratë nga SME-të dhe sipërmarrja në tërësi, duke përfshirë jo vetëm Shqipërinë, por dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunëtorë të tjerë të rëndësishëm të këtij forumi janë EU4Innovation, TUMO Center Tiranë dhe Bashkia e Tiranës.

INNVEST Forum 2021- “WomEn Move Forward” mund ta ndiqni live më datë 21 Maj 2021, në orën 10:00 në kanalet zyrtare të Bashkisë Tiranë dhe INNVEST.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0