Innovation Party Pitch 2019, thirrje për konkurs në Itali - Business Magazine Albania

Innovation Party Pitch 2019, thirrje për konkurs në Itali


Italia, tregu ynë fqinj, po fuqizon startup-et, si përmes një legjislacioni të veçantë të përshtatur, edhe përmes komuniteteve dhe kompeticioneve të shumta në këtë drejtim.

Innovation Party Pitch është një nga këto kompeticione, i cili do të zhvillohet me 5 prill 2019  në HBTOO.

Kompeticioni inovativ, me mentorë të njohur dhe çmime me vlerë do të zhvillohet në Napoli të Italisë pranë HBTOO. Startup-et pritet të përballen me vlerësimet e jurisë. Aktualisht komepticioni është në fazë nominimesh. Fituesit e ideve më të mira do të jenë 5 startup-e, me çmimet e mëposhtme.

Çmimi i parë: një paketë konsulence strategjike, fiskale dhe financiare me vlerë 5.000 euro (Çmimi përfshin mbështetje dhe asistencë fiskale për krijimin e aktivitetit të ri, planin e zhvillimit të ndërmarrjes, konsulencë financiare për akses në financim, një kontroll në çështjet e privatësisë, krijim dhe verifikim i identitetit ëeb, plan komunikimi e marketing (NETCOA),

Çmimi i dytë: Konsulencë ligjore për zhvillimin e startup (BBPLegal), 500€ cash (BCC), hapësirë co-working në të gjithë Italinë (Regus),

Çmimi i Tretë: Akses i drejtpërdrejtë në Akademi 012, 3 salla eventi në rrethin kombëtar Regus,

Çmimi Green: vendosje e mbështetje në rrugëtim dhe programe akselerimi në equity (SeedUp),

Çmimi special i Jurisë: biletë në nderim të heronjve “Maratea 2019”

Të rinjtë italianë, si ata shqiptarë, kanë nevojë për mbështetje financiare, konsulencë dhe ambiente për të zhvilluar biznesin e tyre. Gjatë një vizite të zhvilluar të një grupi të rinjsh italianë në Tiranë dhe gjatë takimit të zhvilluar me drejtuesit e New Media Communications, sipërmarrësit e rinj italianë shprehën interes për hapësirat fizike të zhvillimit të biznesit. Hapësirat co-working duket se kanë një nivel më të lartë shfrytëzimi në Itali, krahasuar me Shqipërinë, për shkak edhe të kostove më të larta të qerasë.

Lexo: Disa startup-e nga Roma vizitojnë New Media Communications

Çfarë është Innovation Party Pitch

Innovation Party Pitch është eventi startup pitch competition fantasy, që bashkon inovacion, ide, financa, i lindur nga pasioni i përbashkët i Anna Ruggiero dhe Pierluigi Rippa për sagën e ideuar nga George Lucas e nga dëshira për t’u dhënë zë ideve inovative, me mbështetjen e grupit të Lunare Project e Knowledge for Business.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0