Iniciativa për zhvillimin e pagesave pa para të gatshme "Rruga më e Mirë" në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Iniciativa për zhvillimin e pagesave pa para të gatshme “Rruga më e Mirë” në Ballkanin Perëndimor

Rruga më e Mirë

Rezultatet e mira të iniciativës “Better Way” (Rruga më e Mirë) për promovimin e pagesave pa para të gatshme, kanë inkurajuar zgjerimin e projektit në rajonin e Ballkanit Perendimor. Fuqizimi i konkurrencës së drejtë, luftimi i ekonomisë informale dhe zhvillimi i mëtejshëm i shërbimeve elektronike dhe të administratës publike transparente përfaqësojnë qëllimin e përbashkët të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, u tha në konferencën rajonale në Tiranë, e cila mblodhi së bashku përfaqësuesit e Ministrive të Ekonomisë dhe Financave nga i gjithë rajoni, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, bankave qëndrore, dhe sektorit privat.

Zv.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Endrit Yzeiraj, tha se Shqipëria është shumë e interesuar në sistemin e lotarisë fiskale. “Kjo është një zgjidhje shumë interesante dhe inovative, do të përpiqemi të bëjmë diçka të ngjashme në Shqipëri”, theksoi Yzeiraj.  “Qeveria jonë ka ndërmarrë shumë hapa vitet e fundit. Ndoshta jemi lider në rajon në dixhitalizimin e shërbimeve publike, sepse kemi arritur të transferojmë 95% të tyre online”, shtoi Yzeiraj.

 

Rruga më e Mirë

Nisma të tilla rajonale janë me rëndësi të madhe për rreth 20 milionë qytetarë dhe më shumë se 1,150,000 biznese në Ballkanin Perëndimor, theksoi Violeta Jovanoviq, drejtoreshë ekzekutive e NALED. Ajo shpjegoi se disa vite më parë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, së bashku me partnerët nga shtatë ekonomitë e rajonit dhe me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), u krijua partneriteti CORE, i cili përfaqëson një platformë për dialog dhe zgjidhjet më të mira reformuese për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm.

Ekonomia informale është një “sëmundje” që prek të gjithë rajonin, dhe prandaj në periudhën e ardhshme do t’u ofrojmë kolegëve tanë dy “ilaçe” që kanë treguar rezultate të mira në Serbi, dhe ato janë Iniciativa “Rruga më e Mirë” dhe lotaria fiskale “Merrni një Faturë dhe Fitoni”. Pagesat transparente dhe pa para të gatshme janë kyçe për monitorimin më të mirë të flukseve të parave dhe reduktimin e konkurrencës së padrejtë, theksoi Jovanoviq, dhe shpjegoi se boshti i projektit “Rruga më e Mirë” është programi POS, i cili, me mbështetjen e sektorit privat, ka ofruar subvencione për deri në 25,000 biznese të vogla për futjen falas të pagesave pa para të gatshme.

 

Rruga më e Mirë

 

Holti Banka nga Banka Botërore shpjegoi se ka dy baza të rëndësishme në procesin e modernizimit të sistemeve të pagesave në Ballkanin Perëndimor – SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) dhe futja e pagesave të menjëhershme.  Zhvillimi i metodave dhe pagesave të reja mund të çlirojë potencialin e plotë të rajonit, deklaroi z. Banka.

Zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën Gjermane në Shqipëri, Thilo Schroeter, gjithashtu iu drejtua audiencës në konferencë dhe tha se Gjermania do të mbështesë gjithmonë iniciativa të tilla dhe zhvillimin e pagesave pa para të gatshme.

Përfaqësues të Ministrive të Financave nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, dhe Banka e Shqipërisë prezantuan rezultatet e mëparshme dhe planet për inkurajimin e pagesave pa para të gatshme, dixhitalizimin dhe përfshirjen financiare në vendet e tyre. Konferenca “Rruga më e Mirë për të përshpejtuar ekonomitë: Fuqizoni dixhitalizimin dhe pagesat pa para të gatshme” u organizua nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), me partnerët e saj në projekt – NALED, Visa dhe Mastercard.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0