Informaliteti dhe korrupsioni. Raporti i BE shfaq shqetësimet kryesore të bizneseve shqiptare - Business Magazine Albania

Informaliteti dhe korrupsioni. Raporti i BE shfaq shqetësimet kryesore të bizneseve shqiptare

Progresraporti i fundit i Komisionit Europian ka zhvilluar një sondazh tek bizneset e vogla dhe të mesme, në lidhje me shqetësimet që ato hasin në tregun shqiptar.

Nga ky sondazh KE ka vlerësuar se ky grup biznesesh që përbëjnë rreth 95% të ekonomisë së vendit përballen me probleme të mëdha si korrupsioni dhe mungesën e institucioneve të qëndrueshme shtetërore. Transparenca në prokurime publike dhe zgjidhja e paqartësisë së pronave mbeten gjithashtu probleme që ndikojnë në aktivitetin e përditshëm të bizneseve.

Ndërkohë raporti thekson se punësimi informal qëndron në nivele shumë të larta sidomos në bujqësi, me gati 30% të punonjësve të padeklaruar. Ajo është mjaft e theksuar edhe në hoteleri, industri dhe ndërtim.

Shqipëria rriti borxhin publik dhe deficitin e saj gjatë 2020-ës dhe 2021-it për të stimuluar ekonominë, por vendi ynë është në këto kushte shumë i ekspozuar nga goditjet e jashtme, me krizën energjetike që përbën një rrezik potencial.

Një tjetër fushë ku Shqipëria nuk ka bërë progres domethënës është edhe konkurrueshmëria e ekonomisë.

Sipas raportit janë disa faktorë. Shqipëria nuk ka shtuar shpenzimet publike drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor si dhe nuk ka nxitur bizneset drejt inovacionit me vënien në dispozicion të fondeve për kërkimin shkencor.
BE sugjeron se një tjetër hap ku duhet bërë progres është zgjerimi i hartës me vendet që bën tregti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0