Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) në muajin Dhjetor 2025 u rrit në 120,9, duke shënuar një ndryshim vjetor prej 2,3%, një rritje e lehtë krahasuar me 2,1% që ishte një vit më parë. Ndryshimi mujor, krahasuar me Nëntorin 2025, ishte 0,7%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.
Mesatarja vjetore e çmimeve gjatë vitit 2025 qëndroi 2,2%, e njëjtë si një vit më parë. Rritja më e ndjeshme vjetore është regjistruar në grupin“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me një ndikim prej +0,96 pikë përqindje, duke ndjekur grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,56 pikë përqindje. Të tjera kontribuese ishin mobiljet dhe pajisjet shtëpiake (+0,16), hotelet, kafet dhe restorantet (+0,15), si dhe pijet alkoolike dhe duhani (+0,11).
Brenda grupit të ushqimeve, rritja më e lartë vjetore u regjistrua tek qumështi, djathi dhe vezët me 4,4%, ndjekur nga peshku dhe vajrat/yndyrnat me 3,8%, dhe mishi me 2,3%. Ndërkohë, fruta dhe perimet shënuan rritje modeste, përkatësisht 0,4%.
Lexo edhe: Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi
Sa i përket ndryshimeve mujore krahasuar me Nëntorin 2025, grupi ushqime dhe pije joalkoolike u rrit me 1,1%, ndërsa qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji shënuan rritje 0,9%. Argëtimi dhe kultura u rrit me 0,8%, ndërsa hotelet, kafet dhe restorantet, pijet alkoolike dhe duhani, si dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme u rritën secili me 0,4%.
Rritja më e madhe vjetore e çmimeve në Dhjetor është regjistruar tek energia, me 4,8%, ndjekur nga grupi argëtim dhe kulturë me 3,6%, dhe hotele, kafene dhe restorante me 2,6%. Kjo tregon se edhe pse inflacioni total mbetet relativisht i moderuar, disa sektorë specifikë vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi çmimet.
Për herë të parë, duke filluar nga Janari 2026, përllogaritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit do të bëhet sipas klasifikimit të ri ECOICOP versioni 2, një standard ndërkombëtar që do të lehtësojë krahasimet dhe analizat.
INSTAT
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.