Industritë që kanë miliarderët më të rinj në botë - Business Magazine Albania

Industritë që kanë miliarderët më të rinj në botë

Të bëhesh miliarder nuk është diçka e lehtë dhe kjo është arsyeja pse vetëm një numër i kufizuar i njerëzve në botë arrijnë statusin e miliarderit. Nga ata që arrijnë të bëhen, nuk ka shumë miliarderë millenials, duke pasur parasysh aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të grumbulluar një sasi kaq të madhe pasurie në një moshë relativisht të re.

PhysicalGold.com analizoi të dhënat e fundit nga Forbes për të përcaktuar se cilat industri në botë kanë miliarderët më millenials (23 – 38 vjeç).

Teknologjia është sektori që ka miliarderët më millenials me 28; vlera e kombinuar neto e miliarderëve 28 kompanive të teknologjisë kap vlerën 254.5 miliardë dollarë!

Industria e financave dhe investimeve ka miliarderët e ardhshëm millenials me tetë dhe vlera neto akumuluese e tetë miliarderëve millenials është 24,6 miliardë dollarë.

Industritë e automobilave, modës dhe shitjes me pakicë, kujdesit shëndetësor, medias dhe argëtimit kanë përkatësisht gjashtë miliarderë millenials secili.

Interesant është fakti që industria e ndërtimit dhe inxhinierisë, lojërave të fatit dhe kazinove, logjistikës, sporteve dhe telekomunikacionit nuk kanë miliarderë millenials. Në total, aktualisht ka 78 miliarderë millenials në botë dhe vlera neto kolektive e 78 miliarderëve millenials kap shifrën 418.6 miliardë dollarë.

10 miliarderët më të pasur millenials në botë:

Miliarderi më i pasur millenials në botë është CEO i ‘Facebook’ Mark Zuckerberg me një vlerë të konsiderueshme prej 97 miliardë dollarësh. Në vendin e dytë është Zhang Yiming, themeluesi i platformës mediatike ‘ByteDance’ me një vlerë neto prej 35.6 miliardë dollarë.

CEO i softwarit për menaxhim të punës ‘Asana’, Dustin Moskovitz (17,8 miliardë dollarë) dhe themeluesi i aplikacionit të mesazheve ‘Telegram’ Pavel Durov (17,2 miliardë dollarë) janë ndër miliarderët e tjerë millenials me një vlerë neto prej më shumë se 15 miliardë dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0