Industria në Breshia adopton nxënës për të formuar punonjësit e revolucionit të katërt teknologjik - Business Magazine Albania

Industria në Breshia adopton nxënës për të formuar punonjësit e revolucionit të katërt teknologjik


35 vite më parë, duke biseduar me sipërmarrës të tjerë, ai u shpre: "I urrej kompjuterat. Nuk do t'i përdorja kurrë ato", ndërsa as nuk e dinte se çfarë ishte në të vërtetë një kompjuter.
Nga aty, Gianfausto Ferrari, sipërmarrës dhe novator, filloi një sfidë që, 35 vite më vonë, 
përmes nismave Onion, Superparte, e Talent Garden,  zbuloi vazhdimisht thesare.

Projekti i fundit i përket formimit: pas zhvillimit të një masteri në aftësitë dixhitale, Ferrari hap një rrugëtim që synon të zbusë hendekun e krijuar nga revolucioni i 4-ët nëpër fabrikat italiane.
Konfindustria Italiane thekson se në ndërmarrjet vendase kërkohen sot mbi 2000 teknikë, nga të cilët një në tre është e vështirë të gjenden.

Ferrari po hap në Breshia portat e një stabilimenti të pajisur me teknologjitë më të mira për të mësuar “në laborator” të rinjtë që sapo kanë përfunduar institutin teknik, të punojnë me pajisjet më të fundit. Rrugëtimi i Gianfausto Ferrarit lindi dhe u zhvillua në Breshia, ku afërsia me Milanon ka ndikuar në zhvillimin e shërbimeve dixhitale. Ferrari thekson se kush do të qëndrojë në krye ka për të zbuluar një botë të tërë teknologjie. Formimi është një nga mjetet për të qëndruar në krye.

Prej disa vitesh, Ferrari përmes projektit Digital Universitas, ka synuar të forcojë aftësitë e punonjësve të sipërmarrjeve në fushën e teknologjisë.

Projekti u mirëprit nga kompanitë. Kemi arritur në edicionin e tretë, ku përfshijmë më të mirën nga kompania jonë, e cila u angazhua të mbështesë plotësisht kostot e formimit për 6 muaj, për 25 persona. Formula është e thjeshtë. Kompanitë adoptojnë të rinj, që falë formimit 6 mujor, sigurojnë një stazh në ndërmarrje. Në 90% të rasteve punësohen para përfundimit të afatit, me kontrata afatgjata”. Sipas Ferrarit, “misioni ynë është përshtatja e transformimit dixhital në ndërmarrjet prodhuese”.

Lexo: Tirana pritet të ketë shkollën e mesme të Teknologjisë së Informacionit

«Kërkojmë njerëz të përgatitur, por mbi të gjitha të motivuar”, ndaj mësimi nis me 20 korrik dhe studiohet edhe gjatë muajit gusht. Nëse dikush zgjedh të shkojë në plazh, punë për të”, thotë Ferrari.

Në bizneset Start up ndërkohë, ai ka arritur të përfshijë disa partnerë të rëndësishëm italianë si Mittel, grupi Streparava apo sipërmarrësi Marco Bonometti. “Kemi 7 start up aktivë me një xhiro vjetore 2.5 milionë euro”, thotë zotëria, i cili 35 vite më parë kishte fobi kompjuterin.

Il Sole 24 Ore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson.”
— Anonim
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0