Industria fason mban rekord duke ofruar 38 mijë vende pune - Business Magazine Albania

Industria fason mban rekord duke ofruar 38 mijë vende pune


Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka të regjistruar në zyrat e tij të punës në të gjithë vendin rreth 38519 vende të lira pune nga 35426 punëdhënës të regjistruar. Ndërsa vetëm në faqen zyrtare online të këtij institucioni puna.gov.al janë listuar 5718 vende të lira pune, të ofruara nga 557 kompani.

Po të bëjmë një analizë të profesioneve më të kërkuara nga punëdhënësit, duket se industria fason mban rekord dhe është në lulëzim, pasi profesioni rrobaqepës kryeson listën e kërkesave, duke u ndjekur nga kërkesat për punëtor krahu.

Në listën e publikuar online të vendeve të punës, përgjithësisht mbizotërojnë profilet e ulëta të profesioneve dhe më pak të paguara, çka tregon edhe arsyen se përse qëndron në mënyrë konstante një numër i lartë vendesh të lira pune, për shkak se shumica e të rinjve të shkolluar, kërkojnë profesione që u përshtaten profilit të tyre të arsimimit.

Sanitarë, banakierë, kamarierë, kuzhinierë, saldatorë, shitës dhe shoferë, janë disa nga profesionet e tjera që shfaqen më së shumti në listën e kërkesave të punëdhënësve. Ndërsa profesionet e mirëpaguara si IT apo ekonomistë, i gjejmë shumë rrallë.

Burimi: scan-tv.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0