Industria e bimëve medicinale në Shqipëri - mjet për uljen e varfërisë në zonat rurale - Business Magazine Albania

Industria e bimëve medicinale në Shqipëri – mjet për uljen e varfërisë në zonat rurale


Eksportet e bimëve medicinale llogariten 40 milionë $ në vit dhe rreth 90 mijë vetë janë të punësuar. ​

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë në konferencën kombëtare shqiptare të bimëve medicinale dhe aromatike të zhvilluar në Hotel Tirana.

Të pranishëm ishin kompanitë kryesore të sektorit që përbëjnë rreth 85 % të forcës grumbulluese, përpunuese, eskportuese të bimëve medicinale në vend.

Qëllimi i kësaj konference është që e gjithë kjo industri të flasë në një zë, të rrisin bashkëpunimin mes tyre, të rrisin cilësinë dhe vendet e punës. Të punësuarit janë kryesisht në zonat rurale dhe kjo industri ka një efekt të madh në zbutjen e varfërisë në këto zona.

​Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi theksoi se ky sektor prodhon 47% të bimëve medicinale dhe aromatike në Ballkan dhe punëson direkt dhe indirekt shtresën më të varfër të popullsisë.

Ajo foli për ndihmën me fonde mbështetëse që ministria e Ekonomisë i ka dhënë këtij sektori, ku dy vitet e fundit katër biznese kanë fituar fondin e konkurrueshmërisë dhe dy biznese fondin start-up. Ajo tha se në qeverisjen e ardhshme kjo mbështetje do të vazhdojë.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0