Industria Anti-Covid, gjeneron mbi 70 mld dollarë në 2027 - Business Magazine Albania

Industria Anti-Covid, gjeneron mbi 70 mld dollarë në 2027

COVID-19

Tregu i vaksinës kundër koronavirusit të ri po shndërrohet gradualisht një industri më vete brenda industrisë së prodhimit të barnave. Përllogaritjet e “Coherent Market Insights” thonë se deri në 2027 industria anti-Covid do të xhirojë më shumë se 73 miliardë dollarë.

CMI ka përllogaritur disa skenarë të përhapjes së pandemisë në vitet që vijnë, rritjet e rasteve të reja, punën kërkimore, financimin e qeverive dhe organizatave të ndryshme dhe adoptimin e strategjive të reja të aktorëve të tretë në treg, që nuk janë të varur nga qeveritë.

Aktualisht, aktorët kryesorë janë përqendruar në zhvillimin e një vaksine të shpejtë për të vënë nën kontroll infeksionin. Pjesa më e madhe e qeverive nuk po kursejnë mbështetjen me fonde dhe burime njerëzore për këtë qëllim. Kjo është arsyeja se përse në 7 vitet e ardhshme ky treg do të rritet ndjeshëm.

Në studim parashikohet që në 2021 ky treg të qarkullojë rreth 15 miliardë dollarë dhe do të rritet vazhdimisht për gjashtë vitet e ardhshme me 30 për qind. SHBA pritet që të zotërojë pjesën më të madhe të këtij tregu, ndjekur më pas nga Bashkimi Europian, Kina dhe Japonia. Si numër përhapjeje, një vaksinë e mundshme kineze parashikohet që të mbulojë pjesën më të madhe të botës, gjeografikisht dhe demografikisht, por për shkak të çmimit të ulët që pritet të dalë, pesha e Kinës në këtë treg do të jetë e kufizuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0