Impianti fotovoltaik në zonën e Akërnisë, ja cilat janë kriteret e projektit

Impianti fotovoltaik në zonën e Akërnisë, ja cilat janë kriteret e projektit


Në ditët e para të muajit gusht është iniciuar gara e hapur ndërkombëtare për ndërtimin e impiantit fotovoltaik, me kapacitet gjenerues të instaluar mbi 50 MW, në zonën e Akërnisë (Vlorë). Objekti i procesit konkurrues është përzgjedhja e ofertës më të mirë teknike, e cila do të mbështet me një tarifë deri ne 100 Eur/MWh, ku ishte bërë me dije disa muaj më herët se do të organizohet me asistencën e BERZH-it.

Ndaj, vetëm ofertuesit që kanë paguar tarifën e pjesëmarrjes në procesin konkurrues kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të tërheqin dokumentet e garës. Për këtë, kompanitë e interesuara duhet të paguajnë paraprakisht tarifën e pjesëmarrjes në vlerën 2.000 Euro (dy mijë euro), në llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sa me sipër do të bëjë të mundur njohjen më shumë detaje të tjera direkt për shoqëritë ofertuese. Ofertuesit që kanë paguar tarifën e pjesëmarrjes në procesin konkurrues mund të paraqesin edhe pyetjet e tyre deri në 24 gusht 2018, të cilat do të marrin përgjigje brenda datës 31.08.2018. Mandej është caktuar mbajtja e një takimi paraprak pranë ministrisë se energjisë dhe vizita në terren, me 27 Gusht 2018.

Pra, bëhet fjalë për t’u afruar asistencën më të mirë të interesuarve për ketë projekt vlerësuar si tepër inovative dhe ambicioz. Procedurë qe përbehet nga dy “leva” kryesore: nga një anë sasinë më të madhe të pikëve e kanë kriteret teknike, të cilat duhet të garantojnë standardet më të mira ndërkombëtare. Nga ana tjetër, një pjesë e rëndësishme e pikëve i jepet ofertuesit që kërkon mbështetjen më të ulët financiare.

Pra, kompanitë duhet të jenë të specializuara dhe të paraqiten me një projekt të mirëdetajuar. Kështu, ndër të tjera duhet të llogarisin edhe skenarët në kohë të gjatë lidhur me shitjen e energjisë në tregun lokal, apo ndërkombëtarë me kontrata direkt apo nëpërmjet tregut të organizuar, lidhur me kapacitetet e tjera shtesë nga 20 MW deri në 50 MW.

Si rrjedhim, janë të domosdoshme vlerësimet sensitive mbi kostot fikse dhe variabël, regjimin tatimor, parashikimet rregullatore dhe opsionet legale, që behën garanci e të fituarit jo vetëm të se drejtës, por dhe të sigurimit të financimit dhe realizimit të një investimi rentabël. Për më tej çdo kompanie i duhet të paraqesë sigurimin e ofertës në vlerën 200.000 Euro. Kritere që sjellin hapjen e rrugës për fazën finale të negocimit dhe nënshkrimit me autoritetin kontraktues të propozimit fitues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0