Impiantet e mëdha fotovoltaike/ Katër aplikime të reja pranë Ministrisë së Energjisë - Business Magazine Albania

Impiantet e mëdha fotovoltaike/ Katër aplikime të reja pranë Ministrisë së Energjisë

impiani fotovoltaik

Katër aplikime të reja kanë mbërritur së fundmi pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me impiante fotovoltaikë. Tre prej tyre janë me kapacitet të instaluar deri në 2MW ndërkohë që një aplikim tjetër rezulton për një impiant me kapacitet 8 MW që nuk përfiton nga masat mbështetëse të qeverisë.

Konkretisht projekti i parë është një aplikim i shoqërisë Parisol sh.p.k . ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 MW, në Fshatin Grykë, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier.

E dyta është shoqëria “G.S.K” SH.P.K. për një impiant 2MË në Zonën Kadastrale 3038, Bashkia Fier, Qarku Fier.

E treta është bashkimi i “H&E ENERGY” SH.P.K dhe “ALBSOLAR” SH.P.K që kanë shprehur interesin  për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 MW, në Zonën e Bisht Kamzës, Njësia Administrative Katund i Ri, Bashkia Durrës, Qarku Durrës.

Lexo edhe: Energjia solare, disa herë më e lirë se ajo hidrike

E njëjta shoqëri rezulton të ketë bërë dhe aplikimin e katërt  duke shprehur interesin edhe për një impiant fotovoltaik  me kapacitet 8 MW, i cili nuk përfiton nga masat mbështetëse, në Zonën e Bisht Kamzës, Njësia Administrative Katund i Ri, Bashkia Durrës, Qarku Durrës.

Aplikimet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për impiante fotovoltaikë ka qenë në rritje nga viti në vit ndërkohë që interes ka pasur edhe për impiante eolike edhe pse kjo në një nivel më modest sesa e para.

Kriza e fundit e energjisë që ka vënë theksin tek diversifikimi duket se po nxit gjithmonë e më shumë bizneset të investojnë drejt burimeve të rinovueshme alternative përveç “hidros”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0