“Illyrian Pure Sport”, “Ferrari” i parë në Shqipëri - Business Magazine Albania

“Illyrian Pure Sport”, “Ferrari” i parë në Shqipëri

Keni dëgjuar ndonjëherë për Arrera Automobili?, shkruan Alberto Amedeo Isidoro i formulapassion.it. Në internet nuk ka një faqe web për të. Vetëm një faqe në Instagram me mijëra ndjekës dhe emri i tij është Qëndrim Thaçi. Dhe një nga ato lajmet që, në botën e makinave, nuk ndodh të lexoni çdo ditë: Shqipëria së shpejti mund të ketë edhe super veturën e saj. Thaçi, i cili ka studiuar si dizajner para se të themelojë kompaninë e tij pesë vjet më parë, duhet të ketë një dobësi për veturat e shpejta dhe stilin italian.

Për ata që nuk e njohin prodhimin më të fundit të “Ferrari”-t ose “Lamborghini”-t, ajo veturë e shkëlqyer sportive mund të duket si një xhevahir i Italisë. Dhe nuk ka dyshim se, më shumë se të tjerët, ishin veturat garuese të Luginës së Motorëve ato që frymëzuan lapsin e Thaçit, i cili tani ëndërron një të ardhme në jetën reale për “Illyrian Pure Sport”.

“Illyrian Pure Sport” do të mundësohet nga një biturbo me 850 kf 6.2 V8. Tërheqja, nëse makina del ndonjëherë në dritë, do të jetë integrale, ndërsa për kutinë e shpejtësisë shqiptar do të përqendrohet në një “Tremec” me tetë shpejtësi.

Shifrat gjithashtu ju lënë pa fjalë për sa i përket performancës. Thaçi premtoi një kulm maksimal prej 375 km/h dhe një sprint nga 0 në 100 km/h për 2,7 sekonda. Ky është një paralajmërim për “Lamborghini”-n dhe “Ferrari”-n.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0