IkubINFO prezanton TechTalk të rradhës, Introduction to Blockchain. A new technology for a new world economy - Business Magazine Albania

IkubINFO prezanton TechTalk të rradhës, Introduction to Blockchain. A new technology for a new world economy

Të gjithë kemi dëgjuar për teknologjinë e Blockchain, por pak nga ne dinë si është krijuar, modelet kryesore të saj, dhe disa prej avantazheve të ndryshme të kësaj teknologjie revolucionare. Doni të mësoni më shumë?

TechTalks (Online) organizuar nga ikubINFO, në bashkëpunim me RisiAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, vjen këtë herë për ju me një temë tepër interesante të titulluar ‘Introduction to Blockchain. A new technology for a new world economy’.

Folësja për këtë̈ temë interesante është̈ Ada Kokoshi, VP në Digital Product and Innovation Development Team në State Street Bank, e cila është posaçërisht e apasionuar me Fintech. Ajo do të prezantojë studimin e saj në lidhje me teknologjinë Blockchain.

Do keni mundësinë të shihni një këndvështrim tjetër të Blockchain, e parë në kontekstin e International Finance Supply Chain, ku me anë të shembujve dhe materialeve të ndryshme do të keni mundësinë të mësojmë më tepër rreth kësaj teme.

Gjatë sesionit, do të prezantohen shembuj konkretë studimi, demo të ndryshme, si dhe një Q&A në fund, ku do të keni mundësi të bëni pyetjet dhe komentet tuaja.

IkubINFO ka nisur iniciativën e TechTalks Event Series në mënyrë që të krijojë një hapësirë ku profesionistët dhe të apasionuarit mbi teknologjinë dhe programimin të kenë mundësi të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, dhe të ndajnë njohuritë dhe idetë e tyre inovative.

Eventi është i hapur për të gjithë profesionistët e fushës së teknologjisë dhe financës, studentët e ekonomisë ose shkencave kompjuterike, apo të gjithë të apasionuarit mbi Fintech.

Mos ngurroni të bashkoheni Online me datë 24 Nëntor, ora 17:30 në platformën Teams.

Klikoni këtu për t’u regjistruar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0