IKEA planifikon të investojë 400 milionë euro në Francë në tre vitet e ardhshme, pasi po ndërton dyqane të reja në qendër të qytetit, ka thënë drejtori ekzekutiv i IKEA-s për Francën, Walter Kadnar.
IKEA, shitësi më i madh i mobiljeve me pakicë në botë, është i njohur për dyqanet e veta të shërbimit të jashtëm të qytetit, por po transformon modelin e saj të biznesit që të kujdeset më shumë për konsumatorët, të cilët mund të porosisin onlinë e të presin pajisjet në shtëpi.
Dyqani i parë është hapur në qendër të Parisit pranë monumenteve historike, një lagje e populluar me turistë.
Hapja vjen ndërsa Parisi po përballet me protesta anti-qeveritare “jelekët e verdhë”, edhe pse aktet e dhunës nga demonstratat kanë rënë së fundi.
Franca është tregu i tretë më i madh për IKEA-n, pas Gjermanisë dhe SHBA.
Në Francë IKEA punëson rreth 10 mijë veta, ndërsa shitjet u rritën 3% vitin e kaluar.
Që nga angazhimi i tij si CEO i grupit në vitin 2017, Jesper Brodin ka rritur përpjekjet për të rishikuar modelin e biznesit të IKEA-s, me qëllim të rrisë shitje e-commerce dhe t’u përgjigjet konsumatorëve që nuk kanë më kohë ose makina për të shkuar në qendrat tregtare jashtë qytetit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.