Igli Përfundi: “Ja cila është risia që sjell sistemi hidroponik për fermat blegtorale”

Igli Përfundi: “Ja cila është risia që sjell sistemi hidroponik për fermat blegtorale”


Në datat 18-19 Nëntor 2017 në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, “Globe Tik & Language Education” organizoi edicionin e dytë të “The steps for creating a successful business”, në Tiranë. Këtij konkursi iu bashkuan shumë të rinj, të cilët ndanë dhe diskutuan idetë e tyre inovatore të biznesit me njëri-tjetrin dhe jurinë. Business Magazine Albania duke qenë gjithmonë mbështetëse e organizimeve të tilla ndoqi këtë aktivitet me shumë interes përgjatë të 2 ditëve. Igli Përfundi ishte fituesi i çmimit të dytë të këtij konkursi, me të cilin zhvilluam një intervistë, për të mësuar më shumë rreth idesë së tij.

BM – Përshëndetje! Së pari a mund të bësh një prezantim të vetes: emër, mbiemër, mosha, arsimi ‎që po ndjek momentalisht.

I – Përshëndetje, unë jam Igli Përfundi, 18 vjeç, studioj në vit të parë për Administrim Biznes në Tirana Business Univerity (TBU) dhe jam pronari i një biznesi tepër inovativ.

BM – Cilët kanë qenë hapat e tu të parë drejt botës së sipërmarrjes dhe a ishte ky biznes, ideja me të cilën u prezantuat në konkursin “The steps for creating a successful business”?

I – Hapat e mia në botën e biznesit i nisa që në gjimnaz, ku bashkë me shokun tim nisëm të krijonim një fermë lepujsh, ku do të mund të prodhonim mish lepuri bio për tregun. Por kjo nuk është ideja me të cilën unë konkurova në konkursin “The steps for creating a successful Business”. Ideja ime në këtë konkurs ishte ndërtimi i një sere hidroponike, ku mund të prodhonim ushqim për kafshët blegtorale. Sistemi hidroponik mundëson prodhimin e barit të njomë në ujë në një kohë rekord (prej 8 ditësh), duke kursyer hapësirë, lodhje dhe sigurisht para.

BM – Na trego më shumë rreth sistemit hidroponik. Çfarë zgjidhje ofron ajo dhe kujt i shërben?

I – Rritja e barit të njomë në ujë është shumë e thjeshtë, praktike dhe efikase mbi të gjitha, pasi bima e merr lëndën ushqyese direkt në rrënjë dhe nuk ka nevojë të mbështetet në tokë. Kjo mënyrë e të marrit ushqim nga bima i jep asaj një kohë të shkurtër për rritjen, e bën më të shëndetshme dhe bën që përdorimi i ujit në të, të jetë më i pakët dhe heq investimet e kushtueshme në sistemet e vaditjes, siç ndodh gjithmonë nëpër serat e zakonshme. Gjithashtu vlerat ushqyese të këtij ushqimi janë shumë të larta. Ky ushqim është i pasur me antioksidantë, vitaminë C, potas, kalcium, magnez, hekur, etj. Këto vlera i merr pasi ushqimi është akoma në fazën e filizit ku ka dhe gjithë vlerat e saj ushqyese më të larta.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 32 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

BM – Si lindi si ide ndërtimi i një sistemi të tillë?

I – Kjo ide lindi nga nevoja jonë për ushqim të cilësisë së lartë dhe pak të kushtueshëm për fermën tonë të vogël të lepujve. Pas ditëve të tëra kërkimesh, sugjerimesh dhe këshillash arritëm në përfundimin për të bërë vetë ushqimin tonë për kafshët dhe ja ku përfunduam tek sera hidroponike.

Sigurisht që ky produkt do t’i ofrohet të gjitha fermave blegtorale (çfarëdolloj kafshe) në Shqipëri, me çmimin më të mirë në treg dhe me vlerat ushqyese më të larta.

BM – Çfarë të nevojitet momentalisht? Mbështetje financiare, këshillues biznesi, tjetër?

I – Momentalisht ne jemi në fazën e shitjeve të vogla dhe “prototipeve”, ku nevoja jonë kryesore është financimi dhe burimet njerëzore. Por me mundësitë e patura kemi arritur të krijojmë lidhje me disa ferma lopësh e dhish, ku kemi fituar besimin e tyre për ta përdorur ushqimin tonë në kafshët e tyre.

Gjithashtu doja të shtoja se të paturit një biznes tëndin dhe të qenurit gjithmonë në lëvizje për mundësi të reja ka qenë një eksperiencë me të vertetë e çmuar për mua, pasi mund të arrish limitet e tua në të gjitha anët. Pa përmendur pastaj adrenalinën e krijuar nga risqet e ndryshme në biznes, që janë me të vërtetë shumë emocionuese.

BM – Faleminderit për intervistën dhe të urojmë shumë suksese!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 32 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0