IDEA drejt fazës më të “nxehtë” të konkurimit - Business Magazine Albania

IDEA drejt fazës më të “nxehtë” të konkurimit


Një prej kompeticioneve më të mëdha të startup-eve në vend ka hyrë në fazën e tij më interesante. Flasim për IDEA-n, e cila përmes metodës CEFE ka trajnuar mbi 550 të rinj që kanë një ide biznesi.

Në një intervistë për BusinessMag, Koordinatorja Kombëtare e këtij programi Jetona Myteveli, tha se aktualisht, “kemi përfunduar trajnimet e mbi 550 vetave që morën pjesë në fazat: hyrje në biznes dhe forcim i aftësive sipërmarrëse. 220 veta kanë ndjekur trajnimet për kompetencat e biznesit. Ata janë prezantuar me çështje të zhvillimit të biznesit e produktit financiar”. Personat e trajnuar kanë dorëzuar javës së kaluar planet e biznesit.

Sipas saj, rrugëtimi do të vazhdojë me planet e mentorimit. “Mentorimi synon të njihen më shumë me faktin si është të bësh biznes në Shqipëri”.

Këtë vit IDEA ka marrë përmasa të mëdha, me mbi 1300 aplikantë që synuan të bëhen pjesë e rrugëtimit.

Sipas Mytevelit, “është interesante diversiteti i ideve të biznesit, ku vihet re një tjetër dinamikë. IDEA është bërë pjësë integrale për të gjithë ata që duan të bëhen sipërmarrës”.

Nëse konsolidimi ideve të biznesit, është një efekt që ndodh tek çdo pjesmarrës në IDEA, tashmë puna e kaluar ka dhënë edhe efekte konkrete në treg. Një monitorim i bërë vitin e kaluar, ky u pyetën 102 pjesëmarrës në IDEA, 81 janë përgjigjur dhe 25 prej tyre kanë hapur biznes të ri. “Ne kemi rreth 70 vende pune të krijuara vetëm nga startup-et e vitit të kaluar, ndërsa në total janë hapur 160 vende pune”, thekson Jetona Myteveli.

Oferta e IDEA-s konsiston në trajnim, këshillim dhe mentorim. Përvoja është intensive dhe njëkohësisht shpërblyese sipas Mytevelit.

“Të rinjtë na kërkojnë më shumë trajnime të tilla. Ka një rritje të numrit të bizneseve që ofrojnë shërbime dhe më pak tregti, çka flet për një vlerë të shtuar të biznesit”, sipas Mytevelit. Brenda kompeticionit ka edhe bashkime idesh në një të vetme.

16 finalistë  të IDEA-s pritet të prezantojnë idetë e tyre të biznesit në mes të muajit qershor para një jurie të pavarur.

Lexo: Finalistët e IDEA 2018

Në të njëjtën kohë, IDEA përmes metodës CEFE të trajnimit, ka licensuar 40 trajnerë, të cilët janë duke  ofruar trajnime brenda IDEA-s, IDEA Plus dhe programe të tjera.

Metoda CEFE, është një metodë interaktive, ku relativizohet frika nga dështimi. Më së shumti dështimet shihen si një mundësi për të reflektuar çfarë do të bëjnë ndryshe. “Metoda ofron të mësuarin përmes edukimit praktik, ku sipërmarrësit apo profesionistët, të kenë mundësi t’i zbatojnë teknikat në jetën e përditshme.

Vetë IDEA ka një program brenda saj, IDEA Plus. Jetona na shpjegon se ky program u shërben të gjithë atyre që për një arësye apo tjetër nuk mundën të kalojnë sfidën e IDEA-s. “Ata ftohen për të ndejkur të gjitha trajnimet në të njëjtin format dhe me të njëjtën metodologji”, thotë Jetona. Në këtë rast mungon vetëm shpirti konkurrues dhe nëse ia dalin të përgatisin planin e biznesit, ata mund të marrin certifikatën me të cilën mund të kënë akses në financimet IDEA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0