Finalistët e projektit IDEA 2018

Finalistët e projektit IDEA 2018


Pas një rrugëtimi shtatë mujor, kurorëzohen më 2 Nëntor idetë më të mira të biznesit të përzgjedhura mes 400 konkurrentëve që morën pjesë në trajnimet intensive të Sfida IDEA për zhvillimin e idesë dhe biznesit të tyre. Sfida IDEA përfshin trajnimet sipas metodës CEFE, këshillim dhe mentorim.

Të gjithë pjesëmarrësit u mbështetën për të zhvilluar dhe inovuar idenë e biznesit, si dhe hartimin e një plani bindës biznesi. Një eksperiencë mbresëlënëse me shumë njohje të reja dhe partnerë biznesi të rinj. Ja cilët janë 16 finalistët që do të prezantojnë idetë e tyre më 2 nëntor 2018.

Alma Binaj, 32 vjeçe diplomuar për Financë dhe Administrim-biznes, së bashku me Edison Bitri, 44 vjeç, menaxhojnë zyrën e shërbimit turistik në Llogara. Ata synojnë të shtrijnë shërbimin në Vlorë skelë dhe në qendrën historike. Ata kanë eksperiencën e duhur për të ofruar guida dhe shërbime të tjera turistike.

Andi Bërdëllima, 23 vjeç studion për Drejtësi dhe Xhensila Bërdëllima, 21 vjeçe, dëshirojnë të prodhojnë në fermën e tyre qumështin e gomaricës. Cilësia e këtij produkti dhe përdorimi i tij i gjerë në farmaceutikë dhe në industri në tregjet europiane krijon një treg të mirë për ta. Andi ka gjetur ndërkohë burimet e shitjes. Ferma “Milky way” do të jetë jo vetëm për prodhim, por edhe për turizëm.

Arian Grembi, 34 vjeç i diplomuar për Ekonomi së bashku me Olti Duda, 32 vjeç i diplomuar për Ekonomi, kanë eksperiencë në kultivimin e luleshtrydheve prej 3 vitesh në zonën e Frakullit në Lushnje. Risi e kësaj nisme është kultivim i luleshtrydhes me kate, çka intensifikon numrin e bimëve për dynym nga 7,500 në 20,000 bimëve. Pas tre vitesh ata kanë arritur të kenë së bashku gati 18 dynym sera me luleshtrydhe.

Dario Rexhollari, 23 vjeç i diplomuar për Administrim-biznes ka zhvilluar një platformë shqiptare që mundëson lidhje më personale ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve. GET është platforma që mbledh produkte dhe veshje të bizneseve dhe i paraqet si katalog për të gjithë duke ofruar në kohë reale një përshkrim, çmimin dhe vendndodhjen e biznesit. Paketa turistike dhe informacion për kurse mund të jenë së shpejti produkte të kësaj platforme.

Elton Sulejmani, 38 vjeç i diplomuar për Arkitekturë, sjell në Shqipëri nëpërmjet biznesit të tij Energy Films një ndër teknologjitë më të fundit të kursimit të energjisë. Kjo metodë u jep mundësi klientëve të bëjnë ndryshime në jetën e tyre, në shtëpi, në punë apo në makinë. Energyfilms ofron shërbime të përmirësimit të eficiencës së energjisë me anë të montimit mbi xhama të disa filmave të performancës së lartë. Filmat fotokromatikë inteligjentë janë risi që ndryshojnë pamjen e xhamit me komandim me pult si dhe filmat për reklama me video mbi xham. Testimet e para janë bërë, dhe bashkëpunimet rezultojnë të suksesshme me disa kompani të mëdha.

Enxhi Dyrmishi, 24 vjeçe e diplomuar për Arkitekturë-urbanistikë. Social Triangle është regjistruar në vitin 2017. Enxhi po punon në fushën e marketingut në mediat sociale me biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Brenda një viti synon të punësojë dy persona. Cilësia e grafikës dhe çmimet e përshtatshme janë avantazhe konkurruese të biznesit të saj.

Erika Meminaj, 28 vjeçe e diplomuar për Psikologji, së bashku Dritan Meminaj, 31 vjeç, ofrojnë program online për menaxhimin e biznesit POS/ERP dhe shërbimin e Kontabilistit/Konsulentit online. Ky produkt ofron zgjidhje dhe shërbime IT për menaxhimin e bizneseve të madhësive të ndryshme.

Genta Ahmeti, 34 vjeçe e diplomuar për Inxhinieri navale dhe përpunim druri me specializim mjetesh detare për lundrim, ka tashmë një biznes të ngritur në ndërtimin e varkave të drurit dhe synon ngritjen e një galerie muze për varkat pranë biznesit prodhues të varkave, mes Tiranës dhe Durrësit. Ajo synon të lidhë trashëgiminë shqiptare në fushën e lundrimit me teknologjinë moderne.

Idi Kotelli, 31 vjeç i diplomuar për Arkitekturë. Bujtina “Old Bazaar” ofron akomodim në një zonë tradicionale dhe historike siç është Pazari i Vjetër në Korçë. Ai synon të ofrojë shërbime të një standardi të lartë me çmim të arsyeshëm. Kuzhina është risia e projektit të tij.

Jona Dajçi, 30 vjeçe e diplomuar për Ekonomi. TRIAD ofron konceptim dhe prodhim të ideve për projekte audio-vizuale. TRIAD ka një ekip kreativ, të gatshëm të bashkëpunojnë me klientët për të eksploruar dhe konceptuar idetë e tyre me vizion artistik për strategji efektive marketingu.

Jorgo Caca, 33 vjeç i diplomuar për Drejtësi dhe sigurime, me Labotech Albania synon të ngrejë një laborator për analiza të produkteve ushqimore. Laboratori, sipas tij do të ofrojë analiza fizike, kimike, biologjike/bakteriologjike dhe gjenetike në shërbim të bizneseve lokale.

Klaus Kutrolli, 25 vjeç i diplomuar për Teknologji informacioni. Klaus ka një ofiçinë hidro-mekanike dhe ofron riparim dhe modifikim të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe të mjeteve teknologjike, ndërtim strukturash hidrometalike për objekte të ndryshme. Ai është aktiv ndërkohë në Korçë dhe ofron shërbime të specializuar si përforcim shasie, modifikim strukture punimi, riparim shasie, etj.

Luan Caca, 44 vjeç i diplomuar për Teknologji informacioni dhe komunikimi, së bashku me Florian Kalemi, 23 vjeç i diplomuar për Inxhinieri elektrike – automatizim industrie, ofrojnë shërbime në fushën ICT siç janë: sistemet e Avancuara Wireless LAN, sistemet në rrjetet fikse- Pasive Optical Networks (PONs- GEPON,FTTH/B/N/D, Sistemet e Automatizimit IP-Based (Smart Home), IT Security, Professionals LEDs Design & Installation. Në pjesën e zhvillimit softuerik ai parashikon edhe zhvillimin e aplikacioneve.

Nesila Hajdini, 33 vjeçe e diplomuar për Arkitekturë. Nëpërmjet PikArk ajo ofron kombinimin e shërbimeve IT dhe marketingut dixhital në fushën e arkitekturës dhe dizajnit. PikArk është një platformë online për të lehtësuar lidhjen midis ekspertëve të arkitekturës dhe konsumatorëve shqiptarë dhe jo vetëm.

Rinalda Lika, 29 vjeçe e diplomuar për Gazetari dhe komunikim. Rinalda bashkë me familjen e saj jetojnë në Shkozë të Pukës. Ajo synon të ndërtojë Bujtinën Lika që akomodon 30 vetë. Ajo ka ofruar banesën e saj aktuale gjatë muajve të verës. Është optimiste se Puka do të ketë një zhvillim të mirë të turizmit dhe rritje të numrit të turistëve aty.

Vasjan Broka, 27 vjeç i diplomuar për Ekonomiks dhe matematikë, me SmartED ofron kurse dhe trajnime kryesisht në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Këshillimit të karrierës dhe Testet Ndërkombëtare (SAT, TOEFL). Trajnerët e SmartED janë aktorë kryesorë të tregut  dhe problemi kryesor që zgjidh SmartED është kalimi sa më i shpejtë i studentëve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në tregun e punës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0