IDEA 2021 gati për procesin e trajnimit të startupeve - Business Magazine Albania

IDEA 2021 gati për procesin e trajnimit të startupeve

IDEA 2021

Pas përfundimit të aplikimeve për IDEA 2021, qendra “Balancë” ka nisur të njoftojë startup-et e përzgjedhura për axhendën që do të ndjekin në trajnim e të gjithë rrugëtimin e IDEA-s.

IDEA ofron një qasje novatore në mësimin e përzier. IDEA 2021 është në bashkëpunim të forte me AIDA-n dhe disa Bashki në vend si: Tiranë, Kamëz, Vlorë, Berat, Fier, Gjirokastër, Dibër, Mat, Korçë dhe Shkodër.

Jetona Myteveli, drejtuese e qendrës Balancë, tregon se, “trajnimet do të jenë në nivel rajonal dhe do të përfshijnë elementin e konkurrencës. IDEA 2021 ofron një mundësi unike për 300 start-up novatore, për të rritur kompetencat e tyre sipërmarrëse dhe aftësitë e biznesit, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për gjenerimin e ideve dhe për të realizuar një plan biznesi përfundimtar, bindës. IDEA 2021 kombinon trajnimin dhe këshillimin për zhvillimin e biznesit”.

Trajnimet IDEA zhvillohen me metodologjinë CEFE për të përmirësuar shërbimet e zhvillimit të biznesit në Shqipëri. CEFE është një metodologji trajnimi shumë përfshirëse, e përdorur në më shumë se 70 vende të botës, e cila përfshin përvojën teorike dhe praktike për të ofruar trajnime për planifikimin e biznesit. 8 ditë trajnimi shumë aktiv do të ndahen në trajnimin bazë të aftësive sipërmarrëse dhe trajnime të avancuara, të ndjekura nga më shumë se 2 muaj këshillim.

Lexo: Si të gjeni motivimin pasi startup-i juaj dështon?!

Qendra  “Balance” është një OJQ e sapokrijuar në vitin 2020 me ambicie për të promovuar rritjen e

balancuar të individëve, grupeve dhe komuniteteve, institucioneve të sektorit publik dhe privat dhe

organizatave. Misioni ynë është të fuqizojmë dhe aftësojmë njerëzit që të bëjnë ndryshime te

qëndrueshme për jetën e tyre dhe për nje Shqipëri më të mirë.

Qendra “Balance” pajis individët, komunitetet, biznesin dhe organizatat me mjete, njohuri dhe

kontakte që u nevojiten për të rritur të ardhurat e tyre dhe për të fituar akses në shërbime – duke i

fuqizuar ata të bëjnë zgjedhje dhe t’i transformojnë ato zgjedhje në veprime dhe rezultate të

dëshiruara; për të kontribuar dhe përfituar nga zhvillimi i rritjes socio-ekonomike në Shqipëri. Jetona thekson se, “Puna jonë fokusohet në mundësimin e katër faktorëve thelbësorë për zhvillimin e suksesshëm: zhvillimin nepermjet pjesëmarrjes, ndryshimit sistematik, pergjegjshmerine dhe zgjidhjet inovative të kontekstualizuara”.

Shërbimet e zhvillimit të kapaciteteve të Qendrës “Balance” përfshijnë – angazhimin e palëve të interesuara, vlerësimin e nevojave të kapaciteteve, formulimin e përgjigjes për zhvillimin e kapaciteteve, zbatimin e përgjigjes për zhvillimin e tyre dhe vlerësimin e masave për ta bërë këtë. Balancë ofron trajnime teknike dhe të përshtatura, shërbime për zhvillimin e biznesit, zhvillimin e sipërmarrjes, trajnimin, coaching dhe mentorimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0