"ICT Diploma e Vitit", Albana Roçi: "Iris Recognition një ndër metodat me të sigurta" - Business Magazine Albania

“ICT Diploma e Vitit”, Albana Roçi: “Iris Recognition një ndër metodat me të sigurta”


Albana Roçi është nga Tirana dhe tema e diplomës me të cilën konkurroi në ICT Awards quhet “Iris Recognition”, si një nga degët e Biometrikës e cila trajton teknologjinë e identifikimit të personave duke u bazuar në tiparet fiziologjike të individit. Kohët e fundit përdorimi i shenjave të gishtërinjve, njohja sipas tipareve të fytyrës apo syve është futur në fushën e sigurisë. Zhvillimi i algoritmeve biometrike është bërë një fushë shumë tërheqëse dhe sfiduese për kërkuesit shkencorë. 

BM: Përshëndetje Albana. Përgëzime për çmimin “ICT Diploma e Vitit”. Përpara se të flasim për projektin tënd, a mund të na bësh një përshkrim të shkurtër të vetes tuaj ?

Albana Roçi: Unë jam nga qyteti i Peshkopisë, por aktualisht banoj në Tiranë. Studimet e larta, bachelor dhe master, i kam kryer në universitetin Epoka, pranë departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike. Nga viti 2014, kam punuar si asistente kërkimore në universitetin Epoka.

BM: Si ndiheni pas fitores të këtij çmimi? Kush ishin mbështetësit për të marrë pjesë në ICT Awards?

Albana Roçi: Çmimi “ICT Diploma e vitit” ka rëndësi të veçantë për mua, sepse ky është një vlerësim i punës tonë mes shumë projekteve interesante. Një falenderim të veçantë ndaj udhëheqësit të temës time të diplomës Dr. Arban Uka dhe familjes time.

BM: Çfarë është “Iris Recognition”? Na trego më shumë rreth këtij projekti.

Albana Roçi: Iris Recognition është një nga degët e Biometrikës, e cila merret me identifikimin e personave bazuar në strukturen e irisit. Qëllimi i këtij projekti është të arrihet përmirësimi i saktësisë, ulja e gabimit dhe optimizimi i kohës së ekzekutimit. Iris Recognition ka pesë faza kryesore: përftimi i databazës, segmentimin, normalizimin, enkodimin dhe krahasimin. Ne kemi kontribuar në fazën e segmentimit dhe të enkodimit të informacionit.

BM: A është realizuar si projekt apo ngelet thjesht një temë diplome?

Albana Roçi: Në punët kërkimore ka gjithmonë vend për përmirësime, unë aktualisht po punoj akoma me Iris Recognition. Në të ardhmen mund të realizohet si projekt për tregun shqiptar.

BM: Ku e gjen përdorimin kjo risi? Cilat janë fushat e aplikimit?

Albana Roçi: Iris Recognition ndihmon në fushen e sigurisë se informacionit. Ajo mund të gjejë përdorim në sistemet bankare, në mundësimin e hyrjes në ndërtesa dhe pajisjeve, në dogana, në aeroporte etj.

BM: Sa e sigurtë është kjo metodë biometrike njohjeje në qoftë se përdoret për këto platforma apo sisteme(banka, aeroporte, etj.)?

Albana Roçi: Iris Recognition është një ndër që janë përdorur për sigurinë, sepse irisi ka model unik, nuk ndryshon me kalimin e moshës, është i dukshëm, nuk mund të ndryshohet në mënyrë kirurgjikale pa dëmtuar shikimin e personit.

BM: Pse menduat pikërisht këtë temë për të bërë diplomën tuaj? Çfarë iu tërhoqi?

Albana Roçi: Unë zgjodha të punoja në Biometrikë sepse në temën e diplomës së bachelorit kam punuar me algoritmat e Inteligjencës Artificiale dhe kjo fushë ishte e njohur për mua. Zhvillimi i algorithmave në Iris Recognition është një fushë interesante dhe sfiduese. Gjithashtu këto algoritma kanë një model shumë të bukur matematikor, e cila është edhe arsyeja pse zgjodha të punoja me këtë projekt.

BM: Së fundmi, cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Albana Roçi: Në planet e mia për të ardhmen përfshihet përfundimi i studimeve të doktoratës.

BM: Faleminderit për intervistën dhe suksese!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0