ICT Awards në vitin e shtatë në kërkim të gjurmëve inovatore - Business Magazine Albania

ICT Awards në vitin e shtatë në kërkim të gjurmëve inovatore


Për vitin e shtatë me radhë, ICTSmedia do ta freskojë vëmendjen dhe fokusin e publikut në anën inovative dhe kreative ku mendjet do të kthehen në mendjet e profesionistëve dhe gjeneratave të së ardhmes mbarëshqiptare, do të mendojnë produktivitet dhe inovacion.

Albanian ICT Awards, gara mbarëkombëtare e mendjeve të ndritura në fushën e teknologjisë, informacionit, komunikimit dhe bizneseve sapo të lançuara, do të vihet në kërkim të identifikimit dhe shpërblimit të të arriturave dhe të rejave që kurrë nuk perëndojnë.

Lexoni: Kurorëzohet edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards, shpallen fituesit e shtatë kategorive

Juria e pavarur dhe Albanian ICT Awards

Prej shtatë vitesh, juria e Albanian ICT Awards ka administruar dhe vlerësuar mbi 1000 projekte dhe aplikime të ndryshme në të gjitha kategoritë, ndërsa mbi 150 projekte të ndryshme, Juria e ICT Awards i ka  analizuar dhe vlerësuar deri në detajet më të vogla.

Janë shpërblyer si finalistë dhe fitues rreth 100 individë për kontributin e dhënë në inovacion dhe përparimet në teknologji që bartin një vulë shqiptare kudo në botë.

Ide të shumta të transformuara në realitet, garuesit e ICT Awards janë padyshim liderët e së nesërmes që kanë vendosur ti flasin realitetit Shqiptar me guxim dhe kurajo.

Dimensionet e ICT Awards

Besimi që ICT Awards u ka dhënë këtyre projekteve është afirmuar nga arritjet individuale të secilit prej projekteve fituese ndër vite. Besim i cili konfirmon vit pas viti një vetëdijësim të qartë për një kontribut të pamatshëm dhe se si puna e secilit prej tyre ndikon në shoqëri.

ICT Awards është dëshmuar si një institucion që përgjegjësinë e suksesit ia lë pasqyrimit real zhvillimor, emancipimit të shoqërisë, nivelit të vetëdijësimit të organizatave dhe kompanive serioze në hapësirat shqiptare dhe më gjërë, të rinjëve dhe përgatitjes së tyre për shekullin 21, fëmijëve dhe medias.

ICT Awards bart në vetvete përgjegjësinë e shpërfaqjes së një rinie dhe profesionistëve potencial siç është ajo shqiptare, të afirmimit të së mirës dhe të suksesshmes duke e bërë atë model për tu ndjekur nga të gjithë, pikë frymëzimi për të gjithë shpirtrat dhe mendjet e pavendosura rreth potencialit të tyre.

Juria çdo vit gjendet përballë sfidave profesionale me aplikimet e garuesve, të cilët vazhdimisht befasojnë jo vetëm anëtarët e saj, të cilët në detaje vlerësojnë mbi rreth 2,000 faqe projekte, aplikacione e programe të ndryshme.

Iniciativa e hapjes së Qendrës Laboratorike ICTSlab 

Edicioni i 7-të i ICT Awards vjen vetëm pak muaj pasi shtëpia botuese, ICTmedia, lançoi projektin e radhës me hapjen e dyerve të laboratorit multifunksional në Tiranë, ICTSlab. Qendra laboratorike e ICTSlab ka në fokus të veçantë të ardhmen dixhitale, nxitjen e fëmijëve dhe grupmoshave të reja për ta përqafuar teknologjinë, informacionin, komunikimin, sigurinë kibernetike dhe inovacionin. Dhjetëra inovatorë të vegjël tashmë kanë lindur nga qendra laboratorike ICTSlab.

Lexoni: Inaugurohet qendra më e re e inovacionit në Tiranë ICTSlab, ICTSmedia ndan bursa për fëmijët në nevojë

Programet Akademike të dedikuara për fëmijë, siç janë programimi në Scratch, programimi në Python, programimi në robotikë, zhvillimet e lojërave, programi për Arduino Labs e shumë të tjera, janë vetëm disa nga mjetet të cilat ICTSlab ka vënë në dispozicion.

Është kontributi i ICTSmedia që ka prishur “qetësinë” e komunitetit herë pas here me iniciativa të nivelit të lartë organizativ dhe social. “Padyshim iniciativa e fundit e kompanisë ICTSmedia – laboratori i inovacionit ICTSlab është një nga ato nevojat e këtij ekosistemi që janë vënë re në Shqipëri,” shprehet Drejtoresha e ICTSlab Esmeralda Shala.

Hapja e Edicionit të shtatë të ICT Awards

Të Mërkurën me datë 6 Shkurt 2019, ICTSmedia do të mirëpresë komunitetin e teknologjisë për të nisur një tjetër edicion plot garë dhe emocion të ICT Awards e cila çdo vit josh mbi 100 projekte.

Edicioni i 7-të do t’i hapë dyert të mërkurën e datës 6 Shkurt 2019 në Tiranë. Ky edicion i këtij viti nuk do ti ngjajë shumë në formë viteve të kaluara, duke rezervuar përgatitje surprizë për një event të përmasave akoma më të mëdha në pjesëmarrje. Edhe ky vit pritet të shkëlqejë nga cilësia dhe numri i kandidatëve. Forcën e këtij shkëlqimi do t’ja lëmë pa dyshim Prillit ku edhe do të organizohet mbrëmja Gala me një format surprizë.

Pjesëmarrësit në ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë

Me pjesëmarrjen e tyre do të nderojnë përfaqësues nga institucionet publike dhe private, anëtarë te Jurisë ndër vite, fitues dhe finalistë nga edicionet e kaluara dhe shumë e shumë risi të tjera.

Koordinatori i ICT Awards Ardian Alaj premtoi se si çdo vit edhe këtë edicion ekipet e Albanian ICT Awards do të shpërndahen në shumë qytete anë e mbanë trevave Shqiptare siç është Ulqini, Presheva, Tirana, Prishtina, Shkupi, Tetova, Shkodra, Vlora, Lezha, Gjakova dhe shumë qytete të tjera të cilët do ti takojmë derë më derë për t’ju pasqyruar dhe për t’i inkurajuar për pjesëmarrje dhe aplikim, bashkë me prezantimin e mundësive që i presin.

ICT Awards dhe partnerët

Është inkurajues fakti se nga viti në vit, individë, kompani, institucione private dhe publike si dhe media të shumta ofrojnë mbështetjen e tyre në përkrahje të maksimizimit të vlerave të garës mbarëkombëtare ICT Awards.

Është vështirë të përshkruhet nga organizatorët kënaqësia dhe krenaria kur shohim se fitues të mëhershëm në ICT Awards kthehen në mbështetës të plotë të këtij konkursi, qoftë me përkrahje njerëzore, materiale apo financiare.

Me partnerët strategjik si Fondacioni “Dritan Hoxha”, banka Raiffeisen në Shqipëri, të mediave si Top Channel, TV Klan dhe kompanive private si ALBVISION e shumë partnerëve dhe sponsorëve të tjerë, ICT Awards edhe këtë vit ka do të shpërblejë finalistët dhe fituesit me çmime të ndryshme.

Edicioni i 7-të është një shans i ri, një fillim i një sfide të re për Shqiptarët novatorë gjatë vitit 2019. Është një provë sesa ka ndryshuar tregu shqiptar gjatë 2018-ës, niveli në të cilin realiteti shqiptar është zhvilluar përmes teknologjisë dhe një provë ku gjallëria innovative e një komuniteti testohet dhe shfaqet në sipërfaqe.

Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij eventi, mund të regjistrohen në linkun: https://ictawards.org/2018/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0