ICK, inkubator për shndërrimin e ideve në biznese të suksesshme


Çfarë kanë të përbashkët kompanitë e suksesshme si Gjirafa, ZAG Apps, Appsix, dhe Solaborate? Përgjigja është e lehtë: të gjitha kanë qenë pjesë e programit të inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK). Tani, edhe ju keni të njëjtën mundësi.

Kosovarët me ide komerciale e kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit, ku do të përfitojnë shumë shërbime. “Ne i mbështesim ndërmarrësit e rinj dhe bizneset me mentorim, konsulencë dhe trajnime”, thotë Safet Rama, Menaxher i Inkubatorit të biznesit në ICK. “Ekipet në Innovation Centre Kosovo kanë qasje edhe në zyra, hapësira “coworking” dhe salla të konferencave dhe trajnimeve. “Përveç kësaj, bizneset e reja në kuadër të programit të inkubatorit përfitojnë nga shërbimet online të mirënjohura, si Amazon Web Services dheMicrosoft BizSpark, të cilat ndihmojnë në kursimin e shumë parave. Gjithashtu të gjitha ekipet e inkubatorit përfitojnë drejtpërdrejt nga ngjarjet vendore dhe ndërkombëtare si: Global Entrepreneurship Network (GEN), Hello Tomorrow Challenge, Startup Grind nga Google for Entrepreneurs, Startup Week, NASA Space Apps Challenge e të tjera.

ICK-inkubator-për-shndërrimin-e-ideve-në-biznese-të-suksesshme-businessmag

Qasja në rrjetet ndërkombëtare
Innovation Centre Kosovo është e pajisur tërësisht për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe biznesit, me theks në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), që përfshinë kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në Ueb-faqe, bazat e të dhënave etj. Rama: “Ekipet në Inkubatorin tonë kanë qasje në rrjetëzim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe me partnerët dhe investitorët e mundshëm.”

Personat me ide të mira në TIK të cilët dëshirojnë të fillojnë biznes janë të mirëseardhur që të aplikojnë online (afati i fundit: 6 mars 2016). Por edhe tjerët, që tashmë janë duke udhëhequr kompani për më pak se dy vite dhe dëshirojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre, mund të aplikojnë online.

Plotësimi i formularit online është faza e parë e procesit për t’u bërë pjesë e inkubatorit nëICK. Pas datës 6 mars, komisioni vlerësues i ICK-së do t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet për të parë se cilat aplikacione shkojnë në fazën e dytë të procesit. Për më shumë informata në lidhje me këtë, shihni udhëzimet në lidhje me ftesën publike për aplikim (në gjuhën shqipe, serbe apo angleze).

ICK financohet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Ambasada Mbretërore e Norvegjisë në Prishtinë.

 

/Telegrafi/

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale